higgs

Çfarë është zbuluar në CERN? Një grimcë e ngjashme me Higgs, apo transportuesi gravitacional?

Postuar në 16 Dhjetor, 2015 21:13

Dy ekipe fizikanësh në Large Hadron Collider në Qendrën Europiane për Kërkime Bërthamore kanë deklaruar të martën se kanë gjurmuar një tjetër grimcë themelore në natyrë. Zbulimi mbetet ende në kuadër të deklarimeve të tyre, por grimca mendohet të jetë një version i grimcës Higgs, por me masë më të madhe.  Ky është njëri version, kurse versioni tjetër është se ekipet e fizikanëve mund të kenë gjurmuar të ashtuquajturin transportues të gravitetit, zbulimi i të cilit mund të sjellë implikime për ekzistencën e dimensioneve të tjera të hapësirë-kohës.

Subscribe to RSS - higgs