hartat

Harta të Kosovës në kompjuterin e Bin Laden. Mediat serbe publikojnë pjesë nga materialet e ish-kreut të Al - Qaedas

Postuar në 20 Nëntor, 2017 13:18

Gazeta serbe “Politika” raporton mbi një fakt që lidhet me materialet e gjetura nga shërbimet amerikane në kompjuterin personal të liderit të Al- Qaedas, Osama Bin Laden. Sipas kësaj gazete, Bin Laden kishte një fotografi të kishës së Mitrovicës dhe një hartë të qytetit. Nga 470,000 dosje online që u publikuan së fundmi, ekziston edhe një baner që lexon Kosova Xhihad, një hartë e Kosovës e periudhës Osmane që tregon Prishtinën dhe Vuçiternën. 

"Atlasi i Kuq", Wikipedia e Luftës së Ftohtë

Postuar në 13 Tetor, 2017 23:25

Bashkimi Sovjetik ka realizuar sipërmarrjen hartografike më të madhe në historinë e njerëzimit. Fakti del në dritë nga një kërkim i një të apasionuari pas hartave, John Davies dhe Alexander Kent, gjeograf në Universitetin e Canterbury, të cilët kanë publikuar një libër me titullin: “Atlasi i kuq”. Librit i kushtohet vëmendje edhe nga National Geographic, që sjell edhe disa foto nga realizimet e kartografëve sovjetikë që përfshijnë në harta hollësi thuajse të paimagjinueshme për rrjetin urban, rrugor deh gjeografik.

Grekët dhe Turqit shkëmbejnë hartat për bashkimin e Qipros

Postuar në 12 Janar, 2017 12:20

Pala greke e Qipros dhe ajo turke shkëmbyen "hartat" në kuadër të një plani që piskutohet në në Gjenevë për bashkimin e ishullit.Harta e palës greko-qipriote propozon që pjesa turke-qipriotët të administrojnë është 28.2% të territorit të ishullit, një përqindje e cila është një gjysmë pikë përqindje më i ulët se plani “Anan”. Harta, thuhet se përfshin zonat e mëposhtme: Morphou Kythrea Assia, Vatyli.

Hartat e reja të Erdoganit

Postuar në 24 Tetor, 2016 16:54

Prezenca turke në Mosul, ku zhvillohet një betejë kundër Shtetit Islamik si dhe disa deklarata të presidentit Erdogan për Traktatin e Lozanës, kanë tërhequr vëmendjen mni objektivat e reja të politikës së jashtme turke. Lidhur me këto ndryshime që nuk janë pa pasoja, revista e njohur “Foreign Policy” shkruan në në shkrim të këtyre ditëve për një dukuri që po i jep shkëndija të reja nacionalizmit turk, të riadoptuar nga islamikët turq në formën dhe shprehitë e parashtruara më herët nga qemalistët.

Kufiri me Malin e Zi, “Koha Ditore”: Kosova humbet 8 mijë ha

Postuar në 10 Shtator, 2015 23:03

“Koha Ditore” shkruan se qeveria e Kosovës ka çeduar 8 mijë hektarë territor në favor të Malit të Zi, një vend me të cilin po diskutohet demarkacioni kufitar. Gazeta kosovare i referohet hartave malazeze, e prej nga aty shkruan se pala shqiptare rezulton humbëse(!) në këtë negociatë. “Fqinji perëndimor i ka publikuar të gjitha dokumentet, nga të cilat konfirmohet se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë.

Subscribe to RSS - hartat