Harta të Kosovës në kompjuterin e Bin Laden. Mediat serbe publikojnë pjesë nga materialet e ish-kreut të Al - Qaedas

Postuar në 20 Nëntor, 2017 13:18

Gazeta serbe “Politika” raporton mbi një fakt që lidhet me materialet e gjetura nga shërbimet amerikane në kompjuterin personal të liderit të Al- Qaedas, Osama Bin Laden. Sipas kësaj gazete, Bin Laden kishte një fotografi të kishës së Mitrovicës dhe një hartë të qytetit. Nga 470,000 dosje online që u publikuan së fundmi, ekziston edhe një baner që lexon Kosova Xhihad, një hartë e Kosovës e periudhës Osmane që tregon Prishtinën dhe Vuçiternën. 
Lajmi është rimarrë edhe nga agjencia ruse Sputnik, duke i dhënë atij një konotacion pezhorativ për Kosovën që paraqitet këtu si territor I luftërave fetare. Në fakt, në nisje të konfliktit të vitit 1999 përfaqësuesit e UÇK u akuzuan për lidhje me doktrinat marksiste dhe teza e islamit doli vonë. Përpjekja serbe për të imponuar një ndarje në Ballkan vijon këtu me mënyra të reja edhe pse aspekti fetar në lëvizjen nacionaliste shqiptare ka qenë përherë i dorës së dytë. 

 http://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2017&mm=11&dd=20&nav_id=102838

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.