Kufiri me Malin e Zi, “Koha Ditore”: Kosova humbet 8 mijë ha

Postuar në 10 Shtator, 2015 23:03

“Koha Ditore” shkruan se qeveria e Kosovës ka çeduar 8 mijë hektarë territor në favor të Malit të Zi, një vend me të cilin po diskutohet demarkacioni kufitar. Gazeta kosovare i referohet hartave malazeze, e prej nga aty shkruan se pala shqiptare rezulton humbëse(!) në këtë negociatë. “Fqinji perëndimor i ka publikuar të gjitha dokumentet, nga të cilat konfirmohet se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë. Një ditë më parë Qeveria e Malit të Zi ia ka hequr statusin e dokumenteve të klasifikuara raportit që tregon punën trevjeçare të komisioneve që janë marrë me përcaktimin e vijës kufitare, pastaj marrëveshjes për kufirin, hartave topografike, si dhe përshkrimit tekstual të shtrirjes së kufirit shtetëror. Dokumentet i kanë studiuar të mërkurën dy profesorë të Universitetit të Prishtinës, që ligjërojnë në Departamentin e Gjeografisë; Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi, përcjell koha.net. Ata janë të profilizuar në gjeoinformatikë dhe hartografi. I kanë gjeoreferencuar hartat e publikuara nga Qeveria e Malit të Zi dhe i kanë futur në GIS, sistem i përpunimit të hartave”, shkruan KD. Nuk dihet sa i vërtetë është ky pretendim, por nga një komb që në 100 vjet anë dalë tregtatë territoresh jo pak, nuk është çudi asgjë. Para disa javësh u bë i njohur edhe një seancë me debat në Parlametin e Kosovës, pikërisht për këtë çështje.

http://koha.net/?id=27&l=74349

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.