haradinaj
Haradinaj mbetet në burg
Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim deri sa gjykata franceze të shqyrtojë kërkesën për ekstradim nga Serbia. Lajmi është bërë publik nga agjencia “Reuters” që pëgënjeshtron shpresat se Haradinaj do të lirohej. Ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës u bë në pjesën franceze të Bazelit pas një urdhëri të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ndërkohë Haradinaj është gjykuar dy herë nga Gjykata e Hagës dhe në vitin 2012 për të u dha pafajësia.
http://koha.net/?id=27&l=150500
Arrestimi i Haradinajt, ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Franca të qartësojë situatën duke e liruar menjëherë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka përcjellë sot përmes faqes së tij në Facebook një qëndrim për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë. Bushati e cilëson aktin të dënueshëm, pasi ai bazohet në një urdhër arresti të vitit 2004.
Edhe ti Ramush? Blic shkruan për ‘paktin 100 mijë euro’ mes kreut të AAK dhe atij të Listës Serbe
Një hije skandali ka përvijuar sot një shkrim i gazetës Blic, duke folur për një marrëveshje të Ramush Haradinajt para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, me liderin e deriparadokohshëm të Listës Serbe Aleksandar Jabllanoviq. Haradinaj i ka dhënë atij 100.000 euro, të cilat këto ditë po përpiqet t’i marrë prapa, shkruan Blic, duke cituar burime anonime serbe dhe shqiptare nga Kosova.
Haradinaj: "Në kufirin më Malin e Zi, rrezikohet humbja e 12 mijë ha territor"
Kryetari i Partisë Ardhmëri për Kosovën, Ramush Haradinaj, thotë për "Tema Tv" se procesi i demarkacionit kufitar me Malin e Zi mund të çojë realisht në humbje territori për Kosovën. Ai ka shpjeguar edhe incidentet në Komisionin Parlamentar për Politikë te Jashtme. "Rasti i fundit ishte ofendim direkt, kur u provua të kalohej në Komisionin për Politikën e Jashtme një raport i komprometuar, i një zyrtari të komprometuar për kufirin. Bazuar në këtë raport Kosova mund të humbë mbi 12 mijë hektarë territor.