Edhe ti Ramush? Blic shkruan për ‘paktin 100 mijë euro’ mes kreut të AAK dhe atij të Listës Serbe

Postuar në 06 Tetor, 2015 12:25

Një hije skandali ka përvijuar sot një shkrim i gazetës Blic, duke folur për një marrëveshje të Ramush Haradinajt para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, me liderin e deriparadokohshëm të Listës Serbe Aleksandar Jabllanoviq. Haradinaj i ka dhënë atij 100.000 euro, të cilat këto ditë po përpiqet t’i marrë prapa, shkruan Blic, duke cituar burime anonime serbe dhe shqiptare nga Kosova.

Gazeta sqaron se Haradinaj 100 mijë eurot i ka dhënë për fushatën e Listës Serbe, për të siguruar se pas zgjedhjeve partia e tij dhe ajo e Jabllanoviqit bashkë do të formojnë qeverinë. Por Jabllanoviqi nuk i ka kthyer paratë dhe se ka hyrë në koalicion me Hashim Thaçin, nga i cili gjithashtu ka marrë para. Haradinaj, sipas gazetës, ndërkohë ka kuptuar se Jabllanoviqi paratë i ka marrë për vete dhe tani kërkon nga ai që t’ia kthejë borxhin, ndërsa paratë së pari i ka kërkuar nga përfaqësuesit e Beogradit në Kosovë, shkruan “Blic”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.