grevistët

PD sjell në Tiranë grevistët e Zharrëzës

Postuar në 22 Shkurt, 2017 12:13

Të "ngujuar" në grevë urie një pjesë e banorëve të fshatit Zharrës në Patos janë nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Ndonëse e mbështetur politikisht nga strukturat lokale të Partisë Demokratike, greva e tyre ka të bëjë me shpërthimet në nga kompania Bankers, të cilat kanë dëmtuar dhjetra banesa. Qeveria nuk ka gjetur ende një zgjidhje, ndonëse me urdhër të kryeministrit u ngrit një grup pune që vlerësoi situatën nga shpërthimet dhe sugjeroi sistemimin banorëve të cilëve u janë dëmtuar banesat.

Një mesazh për socialistët e grevës së urisë që mbushën kutitë e referendumit

Postuar në 13 Prill, 2016 12:28

Nisur nga publikimi i një video që tregonte se në disa qendra u votua më shumë se një herë nga i njëjti person në referendumin e Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi u kujtoi socialistëve grevën e urisë në 2009-ën për hapjen e kutive duke thënë se janë po ata që kanë mbushur kutitë këtë radhë për të shpallur Edi ramën fitues të referendumit. “Ka ardhur koha që ata që i kërkuan Saliut hapjen e kutive dhe shkuan në grevë urie. kanë bërë të njëjtën gjë, kanë mbushur kutitë si Saliu.

Subscribe to RSS - grevistët