flota detare

Forca e Turqisë tani shqetëson edhe Izraelin

Postuar në 16 Prill, 2021 19:04

Turqia është shndërruar në fuqinë kryesore detare në rajonin e Mesdheut Lindor. Në këtë përfundim del një studim i Qendrës për Kërkime Strategjike dhe Politikën Detare në universitetin e Haifas në Izrael, që vë në dukje implikimet e këtij zhvillimi. Sipas kësaj qendre rritja e kapaciteteve detare të Turqisë përbën rrezik për Izraelin të cilit i këshillohet të konsiderojë seriozisht këtë zhvillim.

Irani njofton nisjen e punës për ndërtimin e një aeroplanmbajtëseje

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 11:09

Irani njofton për një tjetër hap në kursin e tij për t’u shndërruar në fuqi me peshë tjetër nga ajo e deritanishmja. Mediat raportojnë se Zëvendës Komandanti i Marinës për Koordinimin, Admirali Peiman Jafari Tehrani, ka deklaruar për agjencinë gjysmë shtetërore “Fars” se “ndërtimi i një aeroplanmbajtëseje bën pjesë të qëllimet e ndjekura nga marina dhe ne shpresojmë të arrijmë këtë objektiv”.

Bullgaria aprovon paketë 1.4 miliardë dollarë për rinovimin e flotës detare dhe asaj ajrore

Postuar në 06 Prill, 2016 15:51

Parlamenti bullgar ka miratuar një paketë financimi prej 1.4 miliardë dollarësh për rinovimin e flotës ajrore dhe asaj detare. Programi i qeverisë në këtë drejtim parashikon blerjen e avionëve të rinj, modernizimin e avionëve ekzizstuese Mig-29 dhe blerjen e dy anijeve patrulluese.  Programi do të duhet të përfundojë së zbatuari në vitin 2023. Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe një vend që bashkë me Rumaninë përballen me Rusinë në Detin e Zi. Para disa muajsh edhe Serbia njoftoi blerje të mëdha armësh në Rusi, të cilat kryeministri serb i vlerësoi si “difensive”.

Subscribe to RSS - flota detare