Egje

Video e incidentit në Egje mes anijeve greke e turke

Postuar në 17 Shkurt, 2018 09:32

Incidenti  që shkaktoi tension të madh në Egje kur një fregatë greke "Gavdos 090" u godit nga një anije turke patrullimi është regjistruar nga kamerat e sigurisë së fregatës greke. Anija turke e patrullimit e përplasi luftëanijen greke 60 metra të gjatë 20 minuta para mesnatës të së hënën. Në deklaratën e saj Komanda e Kapitenerisë greke tha se  "Në lindje të ishullit Imia brenda ujërave territoriale greke, një anije turke patrullimi bëri manovra të rrezikshme dhe goditi në majë anijet GS" 090 ", e cila ishte duke kryer patrullim.  

Fluksi i migrantëve/ Sërish viktima në Egje, në Slloveni mbërrijnë 600 refugjatë

Postuar në 17 Tetor, 2015 15:41

Sërish 4 migrantë, tre fëmijë dhe një grua, humbën jetën në përpjekje për të arritur në Evropë kur varka e tyre u përmbys në detin Egje, njoftuan sot në mëngjes rojat bregdetare greke. “Të katër migrantët, identiteti i së cilëve nuk është saktësuar ende rezultojnë të mbytur pranë ishullit grek Kalimnos”, saktësoi i njëjti burim. Njëmbëdhjetë persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtën varkë u shpëtuan, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë u vunë në kërkim të një fëmijë që rezultonte i zhdukur.

Subscribe to RSS - Egje