duhan

Edhe nëse konsumoni duhan me dritare hapur fëmijët kanë pasoja të rënda

Postuar në 01 Tetor, 2015 21:46

Edhe perse ju e mbani dritaren hapur kur pini duhan serish femijet Jane shume te rrezikuar ndaj tymit. Demet qe shkaktohen ne mushkerite e tyre, jane thuajse njesoj !
Era e kthen pas tymin, edhe ne sediljet e pasme!

Mjeket konfirmojne se cdo dite e me shume, shtohen vizitat e femijeve qe Kane probleme me mushkerite vetem prej gjithçkaje te lartpermendur!

Qesharake, duhani i sekuestruar në Shkodër është hedhur në rrugë, para Drejtorisë së Tatimeve se “nuk ka magazinë”

Postuar në 30 Gusht, 2015 18:42

Para disa ditësh u raportua si arritje bllokimi i një sasie duhani nga tatimet dhe kompania “Crown Agents” në një punishte që realizonte prodhim të palegalizuar. Siç u tha u bllokuan rreth 5.5 ton, si dhe 48 140 paketa cigare të falsifikuara. Por qesharakja e këtij operacioni shfaqet sot nga një kronikë e “Ora News” që raporton se kjo sasi është lënë në mes të rrugës para Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër. Të pyetur nga televizioni në fjalë, përfaqësues të doganave dhe tatimeve në Shkodër thonë “se nuk ka magazinë”. Mbetet vetëm që kjo kioskë gjethesh të legalizohet.

Subscribe to RSS - duhan