dokumentar

“Arvanitët”, kokëfortët e Greqisë

Postuar në 24 Prill, 2019 10:06

Në kinematë greke do të shfaqet nga 28 Prilli një dokumentar mbi arvanitët. Me domethënie është shpjegimi që shoqëron filmin dokumentar.

Në tekstin shpjegues thuhet se dokumentari "Sta Arvanitika" ose në shqip “Në gjuhën arvanitase” është një përpjekje për të përjetësuar një gjuhë të humbur dhe për të gjetur se cilët janë arvanitasit dhe çfarë roli kanë luajtur në historinë moderne greke.

Dokumentar i animuar për Skënderbeun

Postuar në 08 Shtator, 2018 10:00

Një dokumentar i ri për Skënderbeun është publikuar këtë javë në Youtube nga kompania britanike e filmave të animuar Kings And Generals.

Dokumentari sjell në mënyrë kronologjike zhvendosjen e Gjergj Kastriotit nga oborri i Perandorisë në krye të qendresës së arbërve kundër otomanëve. Animacioni është një nga teknikat që zgjedh kjo kompani kinematografike në Britani për të afruar të rinjtë dhe fëmijët me historinë dhe për t’i afruar me ngajrjet dhe personazhet që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit.

Iraku i para revolucionit në një dokumentar të rrallë (Video)

Postuar në 18 Tetor, 2016 10:09

Iraku ndodhet në një konflikt të vazhdueshëm  dhe nën regjimin e sanksioneve ndërkombëtare që nga viti 1980 kur filloi luftën me Iranin fqinj. Në  vitin 1930, Iraku u bë mbretëri e pavarur deri pas revolucionit të vitit 1958 kur u shpall republikë. Periudha e paqes së brendshem zgjati deri në vitin 1979 ku Sadam Husein imponoi një diktaturë brutale. Një vit më vonë ai nisi luftën kundër Iranit, e cila përfundoi në 1988 me pranimin e planit të paqes së Kombeve të Bashkuara, ndërsa në 1990 bën ndërhyrjen ushtarake në Kuvajt.

Subscribe to RSS - dokumentar