Iraku i para revolucionit në një dokumentar të rrallë (Video)

Postuar në 18 Tetor, 2016 10:09

Iraku ndodhet në një konflikt të vazhdueshëm  dhe nën regjimin e sanksioneve ndërkombëtare që nga viti 1980 kur filloi luftën me Iranin fqinj. Në  vitin 1930, Iraku u bë mbretëri e pavarur deri pas revolucionit të vitit 1958 kur u shpall republikë. Periudha e paqes së brendshem zgjati deri në vitin 1979 ku Sadam Husein imponoi një diktaturë brutale. Një vit më vonë ai nisi luftën kundër Iranit, e cila përfundoi në 1988 me pranimin e planit të paqes së Kombeve të Bashkuara, ndërsa në 1990 bën ndërhyrjen ushtarake në Kuvajt.

Në 1991 kongresi i SHBA autorizoi presidentin Bush të përdorë forcën ushtarake. Më 17 janar të këtij viti forcat aleate nisën bombardimet kundër Irakut . Në vitin 2001, administrata amerikane e George Bush pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit  akuzoi direkt Irakun për armë të shkatërrimit në masë. Iraku u pushtua pa shumë rezistencë më 1 maj të të njëjtit vit dhe fillimisht Sadam Huseini u arratis, por u arrestua më vonë dhe u u ekzekutua me varje në litar.

Kompania britanike British Pathé ka postuar një video që tregon bukurinë dhe diversitetin e peizazhit të vendit në periudhën 1950-1959.

Huffington Post

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.