departamenti i drejtesise

Apple në shënjestrën e Departamentit të Drejtësisë për antitrust

Postuar në 27 Gusht, 2022 00:31

“Politico” raporton se Departamenti Amerikan i Drejtësisë është duke u përgatitur për të propozuar një nismë antitrust kundër “Apple”. 

Sipas medias europiane “grupe të ndryshme hetuesish në DAD po mbledhin copëza të një procedimi që shpresohet të depozitohet në fund të këtij viti”. Media në fjalë citon një burim të brendshëm që gjithësesi shton se departamenti ende nuk ka vendosur përfundimisht dhe nuk përjashtohet që çështja të mos futet në procedurë, ndërkohë që kompani në origjinë amerikane, si Google dhe Facebook përballen me disa ankesa të kësaj natyre. 

Drejtësia në ShBA, tërhiqen akuzat për Michael Flynn: Gënjeshtrat e tij, pa zarar

Postuar në 08 Maj, 2020 00:44

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka tërhequr akuzat ndsj ish-keshilltarit për Sigurinë të Presidentit Donald Trump, Michael Flynn. Sipas akuzës Flynn kishte gënjyer Byronë Federale të Hetimit në vitim 2017 për kontaktet me Rusinë, por tani Departamenti cilëson se këto gënjeshtra nuk kanë peshë për çështjen në fjalë duke shtuar madje se “hetimi i FBI-së mbi të nuk ka patur bazë legjitime". 

SHBA krijon seksion për "dekriminalizimin e dhënies së shtetësisë"

Postuar në 28 Shkurt, 2020 13:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të trajtojë në rrugë ligjore – instiucionale procesin e denatyralizimit, që është në fakt revokim i shtetësisë. Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar në faqen e vet online se është krijuar seksioni përkatës për denatyralizimin në kuadër të Divizionit Civil për Imigrimin dhe Veprimin Ligjor. 

Kjo lëvizje nënvizon angazhimin e Departamentit për të vendosur para drejtësisë kriminelët e luftës, agresorët seksualë dhe të tjerë mashtrues që kanë marrë shtetësinë në mënyrë ilegale

Subscribe to RSS - departamenti i drejtesise