SHBA krijon seksion për "dekriminalizimin e dhënies së shtetësisë"

Postuar në 28 Shkurt, 2020 13:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të trajtojë në rrugë ligjore – instiucionale procesin e denatyralizimit, që është në fakt revokim i shtetësisë. Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar në faqen e vet online se është krijuar seksioni përkatës për denatyralizimin në kuadër të Divizionit Civil për Imigrimin dhe Veprimin Ligjor. 

Kjo lëvizje nënvizon angazhimin e Departamentit për të vendosur para drejtësisë kriminelët e luftës, agresorët seksualë dhe të tjerë mashtrues që kanë marrë shtetësinë në mënyrë ilegale

thuhet në njoftim.

Shkak për krijimin e një seksioni të posaçëm është bërë numri i lartë i rasteve të referuara nga agjencitë ligjzbatuese, ndërkohë që Zyra për Imigrimn ka fituar thuajse 95% të rasteve të kësaj natyre në process gjyqësor. Në shpjegimet e veta, ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm, Jody Hunt ka folur për marrje shtetësie përmes deklarimeve të rreme, diçka që na kujton dështimin në Shqipëri me pastërtinë e figurës për persona me pushtet apo të zgjedhur. Nga kjo pikëpamje logjika në veprim na thotë se pengesat e sistemit mund të kalohen, ndaj për këtë arsye duhet standardizuar procedura e korrigjimit.

Në arsyetimin e vet, DD sjell për rastin e denatyralizimit të shtetasve për krime lufte dy persona të dënuar në luftën e Bosnjes. Vendimi është një sinjal i qartë i shtrëngimit në politikën e pranimit të imigrantëve në SHBA,një vend që është parë përherë si destinacion i tyre nga e gjithë bota.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.