Drejtësia në ShBA, tërhiqen akuzat për Michael Flynn: Gënjeshtrat e tij, pa zarar

Postuar në 08 Maj, 2020 00:44

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka tërhequr akuzat ndsj ish-keshilltarit për Sigurinë të Presidentit Donald Trump, Michael Flynn. Sipas akuzës Flynn kishte gënjyer Byronë Federale të Hetimit në vitim 2017 për kontaktet me Rusinë, por tani Departamenti cilëson se këto gënjeshtra nuk kanë peshë për çështjen në fjalë duke shtuar madje se “hetimi i FBI-së mbi të nuk ka patur bazë legjitime". 

Në vitin 2017 Flyn nisi përpjekjen për të tërhequr pranimin e fajit se kishte gënjyer FBI-në lidhur me kontaktet me ambasadorin rus në ShBA, Sergey Kislyak, pak javë para se Trump të merrte detyrën. Media të ndryshme spekullojnë se ky ndryshim lidhet me ndërhyrjet e Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr. 

Vetë Trump ka deklaruar se është i lumtur për Flynn të cilin e shkarkoi në vitin 2016 dhe ai ishte zyrtari i parë në serinë e goditjeve mmediatike dhe politike ndaj administratës Trump. 

Emri i Flynn lidhet me Nick Muzin me të cilin ishte partner dhe ky i fundit u përfol në mediat e Tiranës se kishte lobuar për Partinë Demokratike për 125 mijë dollarë në muaj. Mediat e pushtetit folën edhe për lidhje ruse, madje para ruse në këtë kuadër, akuza që ecnin dora dorës me teatrin gjyqësor ndaj Lulzim Bashës.

Nuk dihet sesi mund të lidhet pafajësia e Flynn me fiaskon e lidhjes ruse të Lulzim Bashës, por e sigurtë është se drejtësia e SHBA nuk thotë ndonjë gjë të mirë si model dhe tutor i reformave si këto në Shqipëri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.