denar biba. ceshtjet penale

Pushohen dy çështje penale për Denar Bibën

Postuar në 22 Shkurt, 2019 19:48

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish - kreut të KQZ-së Denar Biba për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Bëhet fjalë për pushimin e hetimeve për çështjen e Ledi Biankut, gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strazburgut. Hetimet për këtë rast u ndoqën nga prokurori Adriano Dyrmishi, i cili kërkoi edhe nga gjykata të miratojë pushimin e hetimeve. Prokurori tha se Ledi Biankun nuk është marrë dot në pyetje pasi nuk ndodhet në Shqipëri.

Subscribe to RSS - denar biba. ceshtjet penale