botsvana

Botsvana, cianobakteri dyshohet si shkak i vdekjes së 300 elefantëve

Postuar në 21 Shtator, 2020 16:25

Autoritetet e Botsvanës kanë dalë më në fund me një konkluzion mbi shkakun e ngordhjes së 300 elefantëve gjatë këtij viti. Lajmi u përhap në disa media kryesore duke qenë se u vu re një vdekje në numër të pazakontë. Sipas hetimeve të kryera rezulton se shkak për fatalitetet është cianobakteri që ka prodhuar toksina të lëshuara në ujë. Sipas shkencëtarëve cianobakteri është një mikroorganizëm i zakonshëm në ujë dhe ndonjëherë në tokë, por jo të gjitha prodhojnë toksina.

Zbulohet në Botsvana diamanti më i madh në 100 vitet e fundit

Postuar në 19 Nëntor, 2015 14:53

Një diamant 1.111 karat është zbuluar nga Lucara Diamond Corp. në Botsvana në Afrikë. Diamanti është i dyti pas diamantit Cullinan që ndodhet në posedim nga kurora britanike dhe është diçka më i vogël se një top tenisi, por konsiderohet më i madhi i zbuluar këto 100 vjet. Diamanti u zbulua në minierat e Karowe në Botsvanën qendrore.  

http://www.bloomberg.com/news/articles/2015-11-19/biggest-diamond-in-mor...

Subscribe to RSS - botsvana