Botsvana, cianobakteri dyshohet si shkak i vdekjes së 300 elefantëve

Postuar në 21 Shtator, 2020 16:25

Autoritetet e Botsvanës kanë dalë më në fund me një konkluzion mbi shkakun e ngordhjes së 300 elefantëve gjatë këtij viti. Lajmi u përhap në disa media kryesore duke qenë se u vu re një vdekje në numër të pazakontë. Sipas hetimeve të kryera rezulton se shkak për fatalitetet është cianobakteri që ka prodhuar toksina të lëshuara në ujë. Sipas shkencëtarëve cianobakteri është një mikroorganizëm i zakonshëm në ujë dhe ndonjëherë në tokë, por jo të gjitha prodhojnë toksina.

Testimet e fundit tona kanë gjurmuar neurotoksina të cianobakterit si shkak të vdekjes. Megjithatë ka shumë pyetje pa përgjigje si pse elefantët dhe pse vetëm në atë zonë në Okavango Panhandle?

citohet Mmadi Reuben, veterineri kryesor i Departamentit të Jetës së Egër dhe Parqeve Nacionale në Botsvana.

Një shpjegim për këtë incident jepet ngrohja e  klimës që favorizon prodhimin e toksinave nga bakteret në fjalë dhe shton mjediset ku një gjë e tillë ndodh. Në Zimbabve është raportuar gjetja e 25 elefantëve të ngordhur për të cilët dyshohet i njëjti shkak. Vetëm në Botsvana llogaritet se jetojnë 130 mijë elefantë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.