blerjet on line

A po lobojnë Qendrat Tregtare për të taksuar blerjet on line?

Postuar në 21 Korrik, 2016 11:12

Ministria e Financave po shqyrton uljen e kufirit të pataksueshëm për blerjet on line, nga 150 euro në 45 euro. Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave thonë se janë mesatarisht mbi 120 mijë transaksione mujore për blerje online gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Niveli më i lartë i tyre ka arritur në prill, me mbi 130 mijë transaksione on line. Monitor raporton se  volumi i transksioneve online është mbi 150 milionë euro në muaj. Një volum të konsiderueshëm e zënë dhe veshjet e ndryshme.

Kufiri i ri për blerjet online vendoset 45 euro

Postuar në 20 Korrik, 2016 09:30

Nëse do të bësh një blerje online mbi 6000 lekë do të duhet të paguash edhe 22.4% më shumë taksa (TVSH plus taksë doganore). Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave është vendosur tashmë që kufiri i pataksueshëm për blerjet online të ulet nga 150 euro në 45 euro. Më parë ishte planifikuar që ky kufi të ulej në 22 euro, që u rrit me pas në 45 euro, aq sa sipas financave është dhe kufiri i lejuar i vendeve të Bashkimit Europian.

Subscribe to RSS - blerjet on line