blerja

Blerja e sistemit rus Pantsir, paralajmërim për sanksione të SHBA ndaj Serbisë

Postuar në 06 Nëntor, 2019 12:35

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan se në Serbi pritet të shkojë këtë të premte kreu i Task Force 231, Thomas Zarzecki, për shkak të njoftimit të blerjes nga Serbia të sistemit rus Pantsir që kombinon raketa, artileri dhe armë mitralimi duke u cilësuar si një ndër armët më efektive kundër sulmeve ajrore. Serbia porositi katër bateri të tilla në vitin 2018 dhe Vuçiç e konfirmoi blerjen në tetor të këtij viti.

Apple drejt blerjes së Shazam

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 23:06

Apple pritet të bëjë një tjetër blerje të madhe në treg. Sipas mediave të specializuara për informacionin e tregut të teknologjisë, Apple po bëhet gati të shpallë ofertën për blerjen e Shazam, kompania që operon në fushën e njohjes së këngëve përmes valëve zanore burimore nga çdo pajisje.

Sky Tv dhe debati për ofertën e Murdoch - një rast i dobishëm për gjykimin mbi mediat

Postuar në 02 Shtator, 2017 19:47

Ed Miliband, ish-drejtues i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, aktualisht deputet, shkruan në gazetën “The Guardian” për një operacion të madh që po ndodh në median e këtij vendi. Grupi Murdoch që zotëron 21st Century Fox, News Corp, Times, The Sun, Wall Street Journal etj., po synon të blejë 100% të aksioneve të Sky Tv. Kjo për Miliband është shqetësuese jo në sensin e një operacioni në treg, por nisur nga disa konsiderata etike që sipas tij kërcënojnë higjenën e ushtrimit të lirisë së shprehjes dhe ndoshta vetë këtë të fundit.

Lotaria Kombëtare i kalon kompanisë "Novomatic Gaming"

Postuar në 25 Korrik, 2016 15:45

Koncesioni i Lotarisë Kombëtare në Shqipëri shet 100 % të aksioneve në një tjetër kompani austriake. Autoriteti i Konkurencës në mbledhjen e fundit të tij dha një vendim mbi të cilin miraton shitjen e aksioneve të Lotarisë Kombëtare tek kompaniar Novomatic Gaming. Vendimi është publikuar edhe në faqen zyrtare të Autoriteti të Konkurencës.

Blerje miliardëshe nga Izraeli: Porosi në SHBA për 33 njësi F-35

Postuar në 24 Korrik, 2016 23:38

Izraeli thyen rekordet në militarizimin e vet me një blerje të fundit që është shtruar për diskutim në mediat vendase. “Haaretz”, një gazetë e majtë kritike ndaj qeverisë aktuale, shkruan se ekzekutivi izraelit ka mbyllur blerjen e 33 njësi F-35, avionë supersonikë të cilët janë më të shtrenjtët të prodhuar ndonjëherë në kategorinë e vet. Vlera një njësie është 153 milionë dollarë dhe blerja e TelAvivit shkon në miliarda dollarë.

Kinezët ofrojnë 90 milionë dollarë për aeroportin e Rinasit

Postuar në 16 Prill, 2016 21:36

Burime jozyrtare konfirmuan për Top Channel se është firmosur shitja e aeroportit të Rinasit mes kompanisë kineze dhe konçensionarit gjerman TIA. “Everbright Global Airport and Investment Fund” konsiderohet se e ka blerë konçesionin për 90 mln dollarë. Everbright Global Airport është pjesë e kompanisë “China Everbright”, e mbështetur nga shteti kinez dhe e specializuar në menaxhim asetesh me një portofol të gjerë investimesh. Kompania ka ngritur një fond të fokusuar në investime në sektorin e aviacionit, porte dhe infrastrukturë europiane.

“Eurosig”, fitues i tenderit për blerjen e “INSIG”. Qeveria kërkon pagesën brenda 30 ditëve, përndryshe “humbet e drejta e blerjes”

Postuar në 23 Mars, 2016 19:38

Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar shitjen e kompanisë “INSIG” duke njohur si fituese ofertën e kompanisë “Eurosig”. Përmes një vendim, marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar “procedura e tenderimit për shitjen e paketës së aksioneve prej 100 për qind, të zotëruara nga shteti në shoqërinë “INSIG”, sh.a., Tiranë, dhe shpalljen fitues të tenderit shoqërinë “EUROSIG”, sh.a”. Po kështu vendimi rregullon edhe kryerjen e pagesës e cila duhet kryer “brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit nga Ministria e Financave”.

Pages

Subscribe to RSS - blerja