bledi cuci

Olta mbi Holtën - ish-ministrja "strategjike" bën nul Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 02 Prill, 2024 18:42

Partia Socialiste duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë Olta Xhaçkën, ish-ministre e Mbrojtjes dhe e Jashtme. Nëse pak ditë më parë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka sqaruar me një përgjigje të vetën se Konferenca e Kryetarëve nuk e ka për objekt shqyrtimi vendimin e Gjykatës Kushtetuese pë zonjën Xhaçka, por se atë e shqyrton Këshilli i Mandatit dhe Legjislacionit, sot, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka deklaruar tjetër gjë:

Lajm nuk është shkarkimi i Çuçit, por caktimi i Ballës dhe nëse ky e dinte apo jo emërimin

Postuar në 10 Korrik, 2023 11:58

Komentimi i shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ka nxjerrë në sipërfaqe një të vërtetë që përflitej. Se z. Rama donte ta largonte dhe se z. Çuçi nuk preferoi të ndërhynte në punët e Policisë së Shtetit. Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo dhe sesi një Ministri e Brendshme, mund të funksionojë mbi këtë lloj organizimi, por autonomia e dhënë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që duket se jepte llogari te kryeministri, ka qenë një model që nuk ka funksionuar.

Bledi Çuçi merr postin e Lleshajt, Ekonomi shkon te Bujqësia

Postuar në 16 Dhjetor, 2020 14:34

Një javë pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, posti i ministrit të Brendshëm i besohet Bledi Çuçit. Nëpërmjet një postimi në Tuiter, kryeministri Rama njoftoi se do të çojë emrin e Çuçit për dekretim te presidenti Ilir Meta.

Zhvendosja e Çuçit në postin e ministrit të Brendshëm i ka dhënë postin e ministres Milva Ekonomit. Edhe emri i saj pritet të shkojë për dekretim te Meta.

Ministër është Ky? Çështjen e pronave e zgjidh vetëm një tokësor: Edi Rama(video)

Postuar në 30 Nëntor, 2020 12:25

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka qenë këto ditë në Finiq të Sarandës ku ka improvizuar një takim me kryetarin e Bashkisë, Kristaq Kiço, 4-5 banorë dashamirës me problematikën që kanë prej 30 vitesh në shoqërinë e një tasi ullinjsh dhe një tasi arrash. Teksa banorët flasin për problemin e pronës, ministri Çuçci shfaqet i rehatuar në karrige, me një palë syze dielli që nuk i ndan, maskën ulur në mjekërr, duke u përtypur dhe pastruar dhëmbët nga arrat me thithje precizioni.

Subscribe to RSS - bledi cuci