bledar kurti

Opozitë dembele

Postuar në 03 Mars, 2018 18:33

Që nga 1 prilli, shqiptarët do paguajnë edhe taksën e banesës. Një barrë më shumë për buxhetin e familjeve shqiptare, një faturë më e rëndë e energjisë elektrike apo e ujit të pishëm. Efekti zinxhir do sjellë rritjen e çmimit të qirave si për studentët në qytetet universitare, ashtu edhe për bizneset e vogla në mbarë vendin. Dhe a u shtrua ky debat për të informuar opinionin publik? Jo. A u argumentua dhe kundër-argumentua qëllimi i kësaj takse? Jo. A u diskutua përse të mos taksohen banesat e dyta, siç praktikohet në shumicën e vendeve të tjera? Jo.

Argëto turmën*

Postuar në 02 Gusht, 2017 09:21

Nëse do lexonim apo dëgjonim thënie të tilla, si, “Unë do i kthej vendit shpresë dhe dinjitet,” “Fjalët ndërtojnë ura midis zonave të harruara”, “Më mirë të jetosh një ditë si luan se sa njëqind vite si dele”, “Idetë janë më të fuqishme se armët” etj., do mendonim se janë citime të njerëzve të mëdhej. Në fakt, këto janë thënie të njerëzve më të ligj të historisë së njerëzimit: Hitleri, Musolini, dhe Stalini.

Hemingway dhe brezi i humbur shqiptar!

Postuar në 21 Korrik, 2017 19:56

21 Korriku është ditëlindja e shkrimtarit të madh amerikan Ernest Hemingway! Një komunitet i caktuar intelektualësh e dijnë fare mirë, por sa për informacion të gjerë, duhet përmendur që Papa Hemingway ka edhe një klub në Tiranë, “Hemingway Club Tirana.” Një klub jo vetëm fizik por edhe shpirtëror dhe kulturor i cili ka mbledhur shpirtrat më artistik të Tiranës dhe më gjerë.

Subscribe to RSS - bledar kurti