Berat

Garanci nga kryeministri: Në Shqipëri nuk do bëhet nami

Postuar në 08 Maj, 2017 21:04

Kreu i qeverisë ishte në Berat ku foli para një audience të rinjsh, jo më shumë se 18 vjeç, takim që e përdori për të përcjellë dy mesazhe. E para se Shqipëria nuk ka për t’u destabilizuar pavarësisht skenarëve të Partisë Demokratike dhe e dyta që në 18 Qershor kjo e fundit mbyll kapitullin e saj si forcë politike.

Hapet loja me lejet e ndërtimit

Postuar në 04 Korrik, 2016 10:54

Lejet e ndertimit pësuan një rritje të shpejtë në tremujorin e parë të vtit 2016, duke sinjalizuar kështu një rritje të mëtejshme të sektorit ndërtimeve pavarësisht vështirësive fiskale nga rritja e taksave në këtë fillimvit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lejeve të dhëna në tre mujorin e parë arriti në 65 nga vetëm 14 të tilla në të njëtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar një rritje mbi 360%. Rekordet për dhënien e lejeve i mbajtën qytetet e Tiranës, Fierit dhe Beratit. Në Tiranë janë dhënë gjithsej 18 leje, bashkia e Beratit ka dhënë 13 të tilla dhe ajo e Fierit 12.

Letër e një socialisti nga Berati

Postuar në 18 Prill, 2016 17:54

"Zoti Blendi Klosi! Lidhur me komentin për takimin e Z. Blushi dhe Znj. Hafizi në Berat. Po të shkruaj që të dish të vërtetën, pastaj komentet dhe interpretimet bëj si të shkojnë përshtat politikisht. Z. Klosi, ju komentoni. “Ndonjë media flet për 150 vetë të pranishëm në takim me deputetet dhe ju e përgënjeshtroni duke aluduar se kanë qënë më pak”  Në atë takim shumica dërrmuse ishin socialistë, simpatizantë dhe votues të PS  dhe mbi 15 veta themelues të PS që ju i kini abandonuar dhe mënjanuar. Këta janë më shumë socialistë se sa ju që vetëm keni përfituar nga vota e jonë.

Dashamirësit e "armiqve" të brendshëm e të jashtëm

Postuar në 17 Prill, 2016 11:05

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi të shoqëruar nga Maqo Lakrori, Petrit Ago dhe ish-deputeti Marko Bello, ka hapur fushatën e takimeve me qytetarët. Takimi u mbajt pasditen e djeshme në Pallatin e Kulturës së qytetit të Beratit. Në takim raportohet se kanë qënë të pranishëm rreth 200 persona, mes tyre ish/anëtar dhe themelues të Partisë Socialiste, përfaqësues aktiv të partive të ndryshme politike si: PD, AK, PR dhe PK, përfaqësue të Shoqatës së Romëve dhe qytetarë të thjeshtë simpantizantë të Blushit.

Organizata socialiste derë më derë për idealin e të bërit shtet

Postuar në 30 Nëntor, 2015 12:59

Shqiptarët kanë nevojë të njihen me qëllimin e vërtetë që ka mazhoranca në pushtet: atë të të bërit shtet. Kjo do t’u përcillet atyre derë më derë e shtëpi më shtëpi, nëpëmjet organizatave socialiste. Këtë praktikë të re që do të ndjekë Partia Socialiste në komunikimin me qytetarët e lajmëroi vetë kreu i saj gjatë takimit në Berat, ku tha se e majta duhet të hapet me njerëz të punës. “Për të bërë këto reforma është e domosdoshme që të kemi një PS të modernizuar në përbërjen e strukturës sociale të organizatës.

PD e Beratit, “çorap” analiza e zgjedhjeve. Astrit Veliaj akuzon Kadillin se ka marrë para

Postuar në 27 Tetor, 2015 17:48

“Ke marrë 1500 euro për një vend në këshillin bashkiak”, kjo ka qenë akuza që deputeti i PD-së Astrit Veliaj i ka bërë Fatbardh Kadillit, sekretari i burimeve njerëzore të PD-së, në analizën e zgjedhjeve të PD për qytetin e Beratit. Siç njofton Syri.net, të deleguarit e qendrës, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, si dhe deputetët Genc Pollo e Astrit Veliaj, janë përballur jo vetëm me kritika dhe debate të ashpra me bazën e partisë, por shkëmbyen akuza të ndërsjella midis tyre.

Çamëria shtet më vete në Festivalin e Fëmijëve në Berat. Organizatorët prezantojnë një hartë të re të Ballkanit (Foto)

Postuar në 19 Tetor, 2015 12:07

Dalldia nacionaliste po gjen shfaqje deri tek festivalet e fëmijëve që organizohen në Shqipëri nga autoritete lokale të institucioneve kulturore.

Në Berat u organizua së fundmi festivali Ballkanik i fëmijëve “Luajmë dhe vallëzojmë” që pati si nismëtar Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës. Motoja e këtij festivali ishte forcimi i miqësisë mes fëmijëve të Ballkanit, por edhe nxitja e ruajtja e traditave të brezit të ri.

Në të ishin ftuar të merrnin pjesë grupe fëmijësh nga Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Turqia dhe Maqedonia.

Pages

Subscribe to RSS - Berat