be

BE nuk do pranojë një satelit të Turqisë në Adriatik. SHBA po kërkon zëvendësuesin e Ramës

Postuar në 16 Tetor, 2022 14:09

Stavros Tzimas i gazetës greke “Kathimerini” ka publikuar sot një opinion mbi atë që e quan vallëzimi i çuditshëm i Edi Ramës me Erdoganin”. Shkak është fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë në KiE gjatë të cilit ka rënë në sy mbrojtja që z. Rama i ka bërë presidentit turk. Asgjë nuk e ka pishur humorin e të pranishmëve lidhur me raportin e Dick Martyt, sipas Tzimas ka qenë avokatia e Edi Ramës për Erdogan që ka çuar në refuzimin e darkës së punës të thirrur prej tij.

Hapet hetimi për blerjet e vaksinave anti-CoVid-19 nga institucionet e BE-së

Postuar në 15 Tetor, 2022 18:32

Prokurori Publik Europian ka hapur hetim mbi blerjet  nga institucionet e Bashkimit Europian të vaksinave kundër CoVid-19, një procedurë që ka në qendër Ursula von der Leyen, e përfolur gjatë se ka kryer marrëveshje personale me kreun e Pfizer.

Drafti, BE ndalon importet e produkteve të prodhuara me punë të detyruar

Postuar në 10 Shtator, 2022 15:47

Bashkimi Europian pretendon të ndalojë importet e gjeneruara nga puna e detyruar. Drafti që pritet të hidhet për shqyrtim është raportuar nga agjencia “Reuters” dhe në relacionin e tij ngrihet shqetësimi për respektimin e të drejtave të njeriut në provincën kineze të Xinjiang. 

Agjencia tërheq vëmenjen në faktin se drafti do të kalojë në filtrin e deputetëve të Parlamentit Europian dhe vendeve anëtare përpara sesa të miratohet. 

Një Poloni e fortë dhe e pavarur nuk përkon me planet gjermano-ruse për sundimin e Europës

Postuar në 09 Gusht, 2022 18:33

Lideri de facto polak, Jarosław Kaczyński ka dalë me qëndrime kundër Bashkimit Europian duke njoftuar se Polonia nuk do të bëjë më lëshime as në këmbim të 35 miliardë euro grante.

Kemi treguar maksimumin e vullnetit të mirë, por koncesionet nuk ka sjellë gjë. Qëkurse KE-ja nuk po përmbush detyrimet ndaj Polonisë në këtë zonë, ne nuk kemi arsye të përmbushim detyrimet ndaj BE-së

ka thënë ai.

240 mld euro investim për rrjetin e transmetimit në Europë deri më 2040-n

Postuar në 06 Gusht, 2022 16:01

Bashkimi Europian parashikon të investojë 240 miliardë euro në ndërtimin e një rrjeti të transmetimit të energjisë elektrike, që vjen si pjesë e një plani të ndalimit të furnizimit me gaz nga Rusia. Në total janë 141 njësi investimi deri në vitin 2040 e që në finale ka për synim rritjen e fuqisë së transmetimit në kontinent me 142 gigavatësh, zgjerimin e rrjetit me 43 mijë km të reja rrjeti dhe krijimin e 1.6 milionë vendesh të reja pune.

Video/Sa fytyra ka politika personale e z. Rama?

Postuar në 01 Gusht, 2022 13:41

Europa më 2018 kishte dy fytyra:

Europa më 2019-ën kishte dy standarde:

Gëzim europian në bulevard

Postuar në 20 Korrik, 2022 15:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka organizuar sot një ceremoni formale të ngritjes së fllamurit të BE-së në selinë e qeverisë, me ç’rast ka mbajtur edhe një fjalë. Duhet vënë në dukje se në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, dekori i përjetshëm i festës së brigadës shqiptare që e çon vendin nga fitorja në fitore, me rolin e stukos morale të një qeverie që është fatkeqësi e mbarë vendit. Në fjalët e tij mbajtur para rreshtores së oborrtarëve të vet dhe ambasadorëve që janë parti më vete, ky njeri, ndër të tjera bëri lodrën e fisnikut të zhgënjyer ng

Turqia bën ankim zyrtar në BE për standard të dyfishtë me vizat "Shengen"

Postuar në 01 Qershor, 2022 15:38

Mediat turke shkruajnë se Ankaraja zyratre po përgatitet të kundështojë zyrtarisht atë që e quan standard i dyfishtë që aplikohet ndaj qytetarëve turq për marrjen e vizës “Shengen”.

Për këtë qëllim, Turqia do të dorëzojë një raport zyrtar në Komitetin e Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës përmes të cilit kërkon që të marrë fund ky “trajtim i dyfishtë”.

Mësimet e Ukrainës, Borrell: BE-ja duhet të bëhet fuqi ushtarake

Postuar në 31 Maj, 2022 15:44

Përfaqësuesi i Lartë për Çështjet me Jashtë dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka deklaruar në samitin e unionit, se koha ka ardhur që Europa të bëhet një fuqi ushtarake.

Ajo që kemi mësuar nga lufta në Ukrainë është se tregtia nuk mjafton, sundimi i ligjit nuk mjafton, nuk mjafton të jesh një fuqi e mirë civile, ne duhet të jemi po ashtu fuqi ushtarake

ka thënë Borrell.

Europa mbetet pa kokë, as Gjermania dhe as Franca nuk po sillen si liderë të besueshëm

Postuar në 22 Maj, 2022 12:32

A po e humbet Gjermania rolin e vet të lidershipit në Europë?

Pages

Subscribe to RSS - be