bajram begaj

Dy shtetarë në mëngjes pune

Postuar në 08 Shkurt, 2024 23:23

Nëse sheh nga jashtë raportimin mediatik mbi Shqipërinë mund të mendojë se pak orë e ndajnë nga qameti.
Ka një zhurmë e një zallamahi duke nisur nga Parlamenti e deri në media, për të vazhduar me dhunën në rrugë dhe shoë televiziv të zhanrit urban-porn, që thua çfarë e ushqen këtë histeri kolektive. 

Neutraliteti "i çuditshëm" i Shqipërisë në krizën e Kosovës

Postuar në 01 Tetor, 2023 21:20

Në krizën e tanishme mes Serbisë – dështimit te saj dhe Kosovës ka shumë dramacite dhe tension. Por turpi i takon Shqipërisë zyrtare. 

Askush nuk e kupton dot politikën e saj të jashtme në këtë pikë: linjëzim me BE-në thotë kryeministri që po bën çmos që deklarimet t’i ketë përherë me Kosovën objekt akuze. Dhe bashkëpërgjegjësie. 

O Komandant, fol një fjalë!

Postuar në 13 Mars, 2023 15:34

“Zëri i Amerikës” raporton për vendimin e gjykatës përmes të cilit u vu në sekuestro baza e Sarandës. Sipas gjyqtarëve:

Sekuestro preventive për bazën detare të Sarandës. Informacione të pakonfirmuara edhe për bazën e Shëngjinit

Postuar në 11 Mars, 2023 20:58

Pas vizitave në SPAK të Bardhyl Kollçakut dhe Artur Meçollarit njoftohet se prokuroria antikorrupsion ka vënë në sekuestro preventive bazën ushtarake detare të Sarandës, që i është kaluar me koncesion subjekteve private. Çështja është shndërruar në dosje penale pas kallëzimit të Meçollarit që ka njotuar se kalimi i pronës është bërë pa e nxjerrë bazën nga Plani i Përhapjes. Në krye të kësaj xarbe: Olta Xhaçka, ish-ministre e Mbrojtjes. Xhaçkës i ka ardhur fletë thirrja për në SPAK, një lajm i mirë ky pse administron kështu dëshminë e dikujt që është fshehur gjatë pas Kryeministrit. 

Në bastionin e budallallëqeve

Postuar në 23 Dhjetor, 2022 13:30

Partia Demokratike ka reaguar sot me një deklaratë kundër asaj që i quan pretendime për ta shpallur Himarën minoritet.

Duke e quajtur një abasurditet historik një pretendim të tillë, PD-ja kalon në deklarimin se:

As mikstura, as gjuha nuk e bëjnë Himarën gjë tjetër veçse bastion i shqiptarizmës

Iku kjo.

Bajram Begaj merr postin e Presidentit të Republikës

Postuar në 24 Korrik, 2022 19:19

Bajram Begaj ka marrë sot detyrën(postin) e presidentit të Republikës duke pasuar Ilir Metën. Begaj vjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Ushtrisë dhe ka profesionin e mjekut. Meta përcolli sot një mesazh falenderimi për periudhën e detryës së tij, ndërkohë që me këtë rast në mjediset para Presidencës është zhvilluar edhe ceremonia e rastit.

Subscribe to RSS - bajram begaj