abuzimi

Gati gjysmë milioni spanjollë janë abuzuar nga njerëz të kishës  

Postuar në 27 Tetor, 2023 15:32

Abuzimi seksual në Kishën Katolike spanjolle ka për herë të parë një shifër. Një raport i hartuar nga Avokati i Popullit në kuadër të një komisioni hetimor ka konkluduar se viktima të abuzimit në mjedise që lidhen me Kishën janë gati gjysmë milioni spanjollë, që prej vitit 1940.

Raporti është bazuar mbi anketat. Sipas tij, 1.13% të të rriturve në Spanjë kanë pësuar abuzime seksuale në sferën fetare kur ishin të mitur dhe 0,6% drejtpërdrejt nga priftërinjtë dhe njerëz të tjerë të fesë.

Vetëm 6 vite burg për kardinalin Xhorxh Perl

Postuar në 13 Mars, 2019 12:12

Kardinali australian, Xhorxh Perl, i treti në hierarkinë e Vatikanit deri pak kohë më parë u dënua me gjashtë vite burg për pedofili dhe abuzimi seksual, por mund të vuajë periudhën e detyrueshme minimale të dënimit me tre vjet dhe tetë muaj.
Gjykatësi, Peter Kidd shpjegoi gjatë shpalljes së vendimit se për dënimin e Kardinalit mori parasysh edhe moshën e tij. 
Perl rrezikonte dënimin me 50 vjet burg për abuzimin me dy fëmijë të korit të Kishës në Melburn në periudhën 1996- 1997. Djemtë ishin 13 vjeç në kohën kur zhvilloheshin ngjarjet, në katedralen e Shën Patrikut.

Akuza për abuzim me minorenët ndaj kardinalit australian Pell

Postuar në 29 Qershor, 2017 10:02

Kisha Katolike ka ardhur sërish në qendër të vëmendjes për një akuzë të rënë: abuzim seksual me minorenë. Akuza është ngritur kundër kardinalit australian  Gorge Pell, emëruar nga Papa Françesku si Prefekt I Çështjeve ekonomike. Pell do të paraqitet në gjykatën e Melburnit më 18 korrik dhe ai është mbrojtur përherë ndaj kësaj akuze duke hedhur poshtë ato si të pavërteta.

Debati i dytë presidencial, Trump: Unë kam thënë vetëm fjalë për gratë, Bill Klinton ka abuzuar me vepra

Postuar në 10 Tetor, 2016 10:15

Në Seint Ljuis të Mizurit u zhvilua debati i dytë presidencial Klinton-Trump në një atmosferë akuzash dhe kundërakuzash të ashpra.
"Ja kush është Donald Trump", tha zonja Klinton. Ndërsa Trump u shpreh se: "Nuk jam krenar për videon. Shihni Bill Klintonin. Të mijat ishin fjalë, të tijat ishin vepra. "Kam respekt të madh për gratë; askush nuk i respekton gratë më shumë se unë," tha zoti Trump.

Fshirja e pagesave, abuzimet me lidhjet e reja në OSHEE

Postuar në 29 Shtator, 2016 16:48

Fshirja e pagesave nga sistemi i OSHEE-së po shndrrohet në praktikën e fundit, ndërsa problematika të rënda shoqërojnë sistemin energjitik në vend. Nga një investigim i thjeshtë i "TemATV" dalin në skenë abuzimet në sistemin qendror energjitik dhe plaga e shoqërisë, që po lëngon nga pamundësia e pagesave.

Subscribe to RSS - abuzimi