Blloku Naked City

Marrëzia e pornos etike

Postuar në 22 Gusht, 2021 17:00

 

Kur rrjeti social me pagesë OnlyFans njoftoi të enjten se do të ndalojë përmbajtjen "seksualisht të qartë" u bë njësoj me Playboy-n, në kohën kur vendosi të botonte vetëm artikujt. Duhet thënë se disa nga artikujt ishin mjaft të mirë, por padyshim që nuk ishin kurrë pika më e fortë e revistës. Në të njëjtën mënyrë, ndërsa mund të gjesh shumë gjëra në OnlyFans që nuk janë pornografi - këshilla trajnimi nga atletët dhe DJ -të që sigurojnë "përmbajtje frymëzuese" - të gjithë e dinë se kjo nuk është arsyeja që shumica e njerëzve hyjnë në këtë faqe.

Arti homoerotik/ Brenda shtëpisë-muze të Charles Leslie (FOTO)

Postuar në 17 Gusht, 2021 18:39

Charles Leslie mund të ketë koleksionin më të veçantë të artit në shtëpinë e tij. Kjo e fundit, në sipërfaqe 167 m2, është në njëfarë mënyre një galeri e vërtetë arti, veprat e të cilës bashkohen të gjitha në një element: forma falike. Veprat janë mbledhur për gati gjysmë shekulli me radhë nga Leslie dhe partneri i tij, tashmë i ndjerë, Frtiz Lohman.

Ato përfshijnë vepra që fillojnë nga një e vitit 300 para Krishtit e deri te veprat e Andi Warhol apo Keith Haring. 

Pornhub nën akuzë penale për publikim videosh përdhunimi

Postuar në 18 Qershor, 2021 20:25

Telashe të reja për Pornhub. Pas një investigimi të “New York Times” për videot e abuzimit seksual që vazhdojnë të qarkullojnë edhe pas kërkesës për t'i eleminuar, 34 femra kanë denoncuar faqen në fjalë në Kaliforni.

Ato pretendojnë se faqja ka porno ka postuar video të përdhunimeve të tyre në moshë ende të mitur.

Mbyllet bordelli me kukulla seksi në Kinë: Nuk është nevojë e klasës punëtore

Postuar në 10 Prill, 2021 00:28

Shtëpia e parë publike me kukulla seksi në Kinë është mbyllur nga policia. Policia në Shenzen i ka mbyllur dyert hotelit ku meshkujt paguanin 28 dollarë për një orë me një kukull seksi.

Lajmin e bën të ditur revista shtetërore “Sixth Tone”, e cila citon pronarin, Li Bo: “Nuk na dhanë shpjegim dhe nuk kishin dokument për mbylljen”.

Ndërron jetë Larry Flint

Postuar në 11 Shkurt, 2021 02:49

Manjati i pornografisë, Larry Flint ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, sipas gjasave nga zemra. Lajmi është publikuar fillimisht nga revista “TMZ” dhe më pas është raportuar edhe nga media të tjera në SHBA.

“Po, më pëlqen”, aplikacioni për kontratën seksuale hap debat në Danimarkë

Postuar në 27 Janar, 2021 15:19

Në Danimarkë ka një aplikacion të ri, që u jep meshkujve mundësi të bëjnë seks, duke qenë të sigurt se partnerja nuk do të pretendojë se është përdhunuar apo manipuluar.  iConsent u jep meshkujve një kontratë 24-orëshe pëlqimi. Ai u prezantua si opsion i ri pas hyrjes në fuqi të një ligji që kriminalizon seksin pa miratim të qartë. Vitin e kaluar, qeveria daneze e rishikoi ligjin për dhunën seksuale, duke e bërë çështjen e pëlqimit bazën për përcaktimin e natyrës së një marrëdhënieje fizike.

Allison...Mason

Postuar në 20 Janar, 2021 11:49

Një cigare marijuane për seks të një niveli tjetër  

Postuar në 10 Janar, 2021 14:57

Nëse e keni tymosur ndonjëherë një cigare hashash, nuk ju duhet një ekip studiuesish që t’ju mësojë se çdo gjë duket më e mirë më pas. Ushqimi shijon më shumë, muzika po ashtu dhe, natyrisht, edhe seksi. Por edhe pse ne e dimë shumë mirë këtë, shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit morën përsipër ta provojnë përmes një studimi bindjen se “hashashi e çon seksin në një nivel krejt tjetër”.

Karantina, epoka e artë e eksplorimit të seksit me veten

Postuar në 03 Janar, 2021 17:19

Izolimi social për shkak të pandemisë në muajt e parë të 2020 i vuri njerëzit përpara një realiteti të ri: kohë të lirë të mjaftueshme për të bërë gjërat që donin. Disa mund të kenë zgjedhur jogën, të tjerë i janë përkushtuar gatimit. E të tjerë akoma, mund të kenë zgjedhur t’i përkushtohen autoerotizmit. “Vice”, në një shkrim të prillit të 2020-s ndjek përvojën e një përdoruesi të Reddit-it me pseudonimin 6monthsuck, për të zbuluar një praktikë, për të cilën pak flitet.

Mendojeni trupin si tastierë

Postuar në 26 Shtator, 2020 17:40

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Naked City