Arti homoerotik/ Brenda shtëpisë-muze të Charles Leslie (FOTO)

Postuar në 17 Gusht, 2021 18:39

Charles Leslie mund të ketë koleksionin më të veçantë të artit në shtëpinë e tij. Kjo e fundit, në sipërfaqe 167 m2, është në njëfarë mënyre një galeri e vërtetë arti, veprat e të cilës bashkohen të gjitha në një element: forma falike. Veprat janë mbledhur për gati gjysmë shekulli me radhë nga Leslie dhe partneri i tij, tashmë i ndjerë, Frtiz Lohman.

Ato përfshijnë vepra që fillojnë nga një e vitit 300 para Krishtit e deri te veprat e Andi Warhol apo Keith Haring. 

Aktor, aktivist i të drejtave gei dhe dashamirës i artit, Leslie dhe partneri i tij kanë themeluar Muzeun e Artit për Homoseksualët.

Sot një 85-vjeçar me një hije djaloshi, Leslie rrëfen për Artsy, se ajo që duket si një fiksim pothuajse i turpshëm me penisin, është në të vërtetë një filozofi radikale. "Duket e çuditshme për njerëzit tani, por një nga impulset pas koleksionit tonë ishte thjesht politik", thotë Leslie.

Kur ai dhe Lohman nisën të mbledhin vepra për koleksionin, më shumë se 60 vjet më parë, "imazhet e homoseksualëve ishin për fat të keq në duart e pornografëve ekskluzivisht".

"Çdo gjë e orientuar drejt mashkullit kishte ende njollën e diçkaje të turpshme në të". Ai vë në dukje se gratë, për mirë apo për keq (kryesisht më keq), janë objektivizuar seksualisht gjatë historisë.

"Pikturohej çdo lloj imazhi gruaje. Krahasuar, le të themi, me L’Origine du Monde (1866) të Gustave Courbet, "pse penisi duhet të jetë kaq tmerrues për të gjithë ne? Kështu që ne vendosëm t’ua nxirrnim para syve”.

I lindur në Deadwood, Dakota e Jugut, në vitin 1933, kur ishte vetëm 17 vjeç, mori një autobus për në Los Anxhelos, ku u takua për herë të parë me komunitetin homoseksual. Pas dy vitesh kolegj, në 1950, Leslie shkoi ushtar në Gjermani me ushtrinë pushtuese. Pasi kaloi periudhën e tij dyvjeçare, Leslie u regjistrua në Sorbonne në Paris para se të udhëtonte në të gjithë Evropën. Jetoi në Venecia dhe Amsterdam, i njohur si kryeqyteti homoseksual i Evropës së pasluftës.

"Arsyeja për larminë e veprave të koleksionit është fakti se kisha të dashur në ato vende", rrëfen ai. Në të vërtetë, biografia e tij e hershme, e detajuar në librin e vitit 2015, “Arti i të soditurit: Jeta dhe Thesaret e Koleksionistit Charles Leslie”, lexohet si një këngë e Ricky Nelson, me një dashnor në çdo port.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.