Blloku Naked City

Më jep një orgazëm!

Postuar në 11 Dhjetor, 2023 21:31

 

Imagjinoni një skenë të nxehtë seksi, ku përfshihen një grua dhe një burrë nga seriali ose filmi juaj i preferuar. Ka të ngjarë që të dyja palët të arrijnë në orgazëm. Por kjo nuk pasqyron realitetin.

Në realitet, gjatë raporteve heteroseksuale, femrat përjetojnë shumë më pak orgazma sesa meshkujt. Ky quhet hendeku i orgazmës. Dhe është dokumentuar në literaturën shkencore prej më shumë se 20 vjetësh.

Seksi pa ngjyra

Postuar në 17 Korrik, 2023 17:15

Humbja afatgjatë e nuhatjes është më shumë se thjesht një shenjë dalluese e COVID. Edhe para pandemisë, ekspertët vlerësonin se të paktën një në tetë njerëz jetonte me një nivel të caktuar të mosfunksionimit të nuhatjes dhe rreth tre për qind nuk e kishin fare si shqisë. Disa njerëz e humbin nuhatjen si rezultat i infeksioneve të tjera të rënda të frymëmarrjes, ose i çrregullimeve neurodegjenerative, traumave të kokës ose problemeve të tjera shëndetësore. Disa kanë nuhatje të reduktuar dhe disa e humbasin shqisën si pjesë e natyrshme e procesit të plakjes.

Origjina e masturbimit

Postuar në 08 Qershor, 2023 20:22

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo që shkencëtarët besojnë se është grupi më i madh i të dhënave të përpiluara ndonjëherë mbi këtë aktivitet.

"Ajo që mund të themi është se kjo sjellje ishte e pranishme rreth 40 milionë vjet më parë, te paraardhësi i përbashkët i të gjithë majmunëve", thotë dr.Matilda Brindle, hulumtuesja kryesore në studimin e kryer në University College London.

Kush është më i mirë në shtrat: Ben apo Brad?

Postuar në 04 Maj, 2023 21:21

Gwyneth Paltrow e pati të vështirë të zgjedhë mes dy prej ishëve të saj, gjatë një interviste. E ftuar në podcast-in “Call Her Daddy”, aktorja u bë pjesë e lojës “Ben apo Brad” (Ben Affleck dhe Brad Pitt), të cilët duhej t’i krahasonte për performancën në shtrat.

Paltrow e vlerësoi Ben, si “teknikisht i shkëlqyer” në shtrat.

Aktorja bëri një krahasim mes të dyve, duke theksuar pikat e tyre të forta.

Hundë e madhe, penis i madh

Postuar në 01 Maj, 2023 19:40

Sa më e madhe hunda, aq më i madh penisi. Mund t’u jetë dukur si supozim, por sipas një studimi të kryer në Universitetin e Mjekësisë në Kioto (Japoni), ka shumë të vërtetë brenda kësaj shprehjeje.

Studiuesit japonezë konstatuan se ka korrelacion mes madhësisë së hundës së një mashkulli me madhësinë e organit të tij gjenital.

Ata studiuan trupat e 126 meshkujve të moshës 30-50 vjeç, duke marrë në konsideratë gjatësinë trupore, peshën, përmasat, peshën e testikujve, gjatësinë dhe perimetrin e penisit në gjendje normale.

Një guidë për seksin oral nga Christina Aguilera

Postuar në 07 Prill, 2023 17:59

Në një rrëfim shumë intim në episodin e ri të podcast-it “Call Her Daddy”, këngëtarja Christina Aguilera tregoi se ndryshe nga sa mund të jetë menduar për vajzën që kërcente me bikini dhe çizme lëkure, ajo ka qenë ndër të fundit e bashkëmoshatareve që humbi virgjërinë.

Ishte më vonë nga sa mund të mendonit, pavarësisht se unë isha vajza që këndova “Dirty” e të tjera si kjo.

Për trendin e "mamave seksi"

Postuar në 03 Prill, 2023 18:38

Nëse keni qenë në korrent me kulturën pop së fundmi, nuk mund të mos e keni vënë re se ka njëfarë ndryshimi në dinamikën e pushtetit. Janë mamatë ato që dominojnë diskursin, pavarësisht suksesit të shfaqjeve si MILF Manor apo shtatzënia e dytë e Rihanës. Është e qartë se, në njëfarë mënyre, të gjithë po refuzojmë të rritemi. Në vend që të bëjmë këtë të fundit, zgjedhim të lidhemi pas figurave matriarkale. Dhe kjo marrëdhënie e dyshimtë parasociale nuk qëndron vetëm në terrenin e tapetit të kuq dhe televizionit.

Si të bësh seks me një grua të shëndoshë

Postuar në 28 Nëntor, 2022 15:44

 

Miti i rremë i 50-vjeçareve "të ftohta"

Postuar në 04 Prill, 2022 19:02

Seksi është jetik për gratë e moshës së mesme -  emocionalisht, fizikisht dhe kulturalisht. Lorraine Candy, autore dhe bashkëprezantuese e podcast-it “Postcards from Midlife”, shpjegon në “The Guardian” si ka ndryshuar qasja e femrave në moshë në raport me seksin.

Pornografia si mjet për të ndryshuar narrativat mbi gjininë dhe seksin

Postuar në 27 Mars, 2022 11:09

Kur ua prezantova filmin tim të parë artistik, The Good Girl, kompanive të prodhimit dhe u tregova për vizionin tim të pornografisë alternative në të cilën kënaqësia e grave vlen po aq sa ajo e burrave, producentët meshkuj qeshën me mua. Ata thanë se gratë nuk janë të interesuara të blejnë asgjë që ka të bëjë me seksin; literalisht më thanë: "i paguajmë gratë për të bërë pornografi, nuk bëjmë pornografi për to.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Naked City