“Po, më pëlqen”, aplikacioni për kontratën seksuale hap debat në Danimarkë

Postuar në 27 Janar, 2021 15:19

Në Danimarkë ka një aplikacion të ri, që u jep meshkujve mundësi të bëjnë seks, duke qenë të sigurt se partnerja nuk do të pretendojë se është përdhunuar apo manipuluar.  iConsent u jep meshkujve një kontratë 24-orëshe pëlqimi. Ai u prezantua si opsion i ri pas hyrjes në fuqi të një ligji që kriminalizon seksin pa miratim të qartë. Vitin e kaluar, qeveria daneze e rishikoi ligjin për dhunën seksuale, duke e bërë çështjen e pëlqimit bazën për përcaktimin e natyrës së një marrëdhënieje fizike. Sipas ligjit të ri, nëse të dy palët nuk bien dakord për seks, atëherë konsiderohet si përdhunim.

Pavarësisht kësaj, aplikacioni po shkakton debat në vend. Krijuesit e iConsent argumentojnë se qëllimi i aplikacionit është të sigurojë që të dy palët të bien dakord për të kryer marrëdhënie të sigurta. Por shumë grupe e kanë kritikuar aplikacionin duke thënë se është "i pakuptimtë" dhe se minon kompleksitetin e pëlqimit. "Aplikacioni nuk është përfundimisht zgjidhja për të marrë pëlqimin," tha Lene Stavngaard, kreu i shoqatës “Sex and Society”.

Aplikacioni kërkon që përdoruesit të fusin numrin e personit me të cilin dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie dhe më pas të dërgojnë një kërkesë në mënyrë që personi tjetër të pranojë ose refuzojë ofertën pasi u jepet kjo mundësi. Aplikacioni iConsent është dizajnuar në mënyrë që pëlqimi të jetë i vlefshëm për 24 orë. Ky pëlqim kufizohet vetëm te marrëdhëniet seksuale. Që një marrëdhënie të hynte në kategorinë e përdhunimit, sipas ligjit të vjetër, pala akuzuese duhej të provonte se ishte përdorur dhunë ndaj individit që nuk mund të refuzonte, edhe pse nuk e donte një gjë të tillë. Sidoqoftë, pasi Parlamenti danez miratoi ligjin e ri dhjetorin e kaluar duke e bërë një vepër penale një marrëdhënie pa pëlqim, themeluesit e aplikacionit iConsent këmbëngulin që ai do të krijojë më shumë siguri për burrat dhe gratë. Morten Bjerregaard, avokat, thotë se aplikacioni nuk mund të përdoret si provë në gjykatë pasi pëlqimi elektronik nuk e bën më të lehtë për të provuar se dikush nuk ka kryer përdhunim. Konsensusi përmes opsionit elektronik është kritikuar edhe nga seksoslogët.

Një aplikacion si gjithë të tjerët

Aplikacioni funksionon thjesht dhe ka parimin e mediave të tjera sociale. Përdoruesit duhet të shkarkojnë aplikacionin nga play store dhe më pas të fusin numrin e personit me të cilin dëshirojnë të bëjnë seks. Më pas i dërgojnë atij/asaj një kërkesë dhe presin përgjigjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.