Kosova, çdo vit mbi 100 milionë euro humbje nga korrupsioni. Një vit më parë bashkë me Shqipërinë renditej në “zonën e kuqe”

Postuar në 31 Korrik, 2015 03:48

Korrupsioni i kushton Kosovës mbi 100 milionë euro humbje çdo vit, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile dhe shoqatave ekonomike në vend. Mbi 20 për qind e të gjitha vlerave të kontratave të tenderimit që bëhen brenda vitit, sipas hulumtimeve të bëra, keqpërdoren nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës. Fidan Kalaja, nga Lëvizja “FOL”, e cila merret me matjen e luftës anti-korrupsion, i ka thënë Radios “Evropa e Lirë” se në bazë të hulumtimeve që kanë bërë del se njëri nga sektorët më të korruptuar në Kosovë është fusha e prokurimit dhe procesi i privatizimit. Niveli i keqpërdorimit në sektorin e prokurimit është 20 për qind, ripërsërit Kalaja. Analiza e dytë e Lëvizjes “Fol”, shton Kalaja ka të bëjë me vendimet e gjykatave. Edhe këtu në disa nga vendimet që janë dhënë nga gjykatat kompetente në Kosovë, tregohet se Kosova humb miliona euro nga korrupsioni.

Korrupsioni në Kosovë në raportet e ndryshme ndërkombëtare ishte theksuar se si një nga sfidat me të mëdha me të cilat duhet të merren autoritetet e vendit. Në vitin 2014, Kosova kishte shënuar një përmirësim të lehtë, por jo të efektshëm në indeksin e korrupsionit të botuar nga Transparency International, duke u radhitur bashkërisht me Shqipërinë në vendin e 110-të, në atë që njihet si “zonë e kuqe”.

Përfaqësues të shoqatave ekonomike në Kosovë, në anën tjetër theksojnë se evazioni fiskal i cili në Kosovë është mjaft i lartë, është i lidhur me korrupsionin që është në institucionet e shtetit të Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.