Kulturë

Memushaj: Arsimi shqiptar është në ditët më të këqija  

Postuar në 04 Tetor, 2023 23:02

Profesori i gjuhësisë, Rami Memushaj, thotë se niveli në rënie i rektoratit e ka dëmtuar Universitetin e Tiranës. Në studion e lajmeve të MCN TV, Memushaj tha se pas viteve ’90, përzgjedhja e profesorëve në një masë  të madhe është bërë mbi kritere që nuk kanë të bëjnë me formimin shkencor.  

Niveli i profesoratit nuk është i kënaqshëm. Pas ‘90 nuk janë tërhequr studentët më të mirë. Ka pasur përzgjedhje me baza partiake, interesi, korrupsioni etj.

Amedeo Minghi: Udhëtimi i muzikës, nga poezia e vërtetë tek tekstet pa kuptim

Postuar në 04 Tetor, 2023 16:48

Këngët e Amedeo Minghi-t janë një koncentrat romance dhe muzike ndërkombëtare, me rrënjë të forta në traditë. Ai ishte i pari që i kushtoi një këngë Papa Vojtilës, me titullin "Një njeri që erdhi nga larg", një këngë vërtet prekëse për jetën dhe pontifikatin e peshkopit të Romës: që nga rinia e tij si punëtor dhe poet, deri në sulmi, nga udhëtimet e tij në vendet e largëta për të luftuar varfërinë dhe luftën, pelegrin i paqes.

Njeriu i ndërlikuar që mori drejtimin e Egjiptit otoman

Postuar në 02 Tetor, 2023 13:53

 

Khaled Fahmy është pedagog i Studimeve Bashkëkohore Arabe në Universitetin e Cambridge dhe autor i librit “Mehmed Ali” (Botimet Oneworld). Në këtë intervistë, tentojmë të ndriçojmë dy fytyrat e Perandorisë Otomane nga këndvështrimi i një historiani egjiptian. 

“Hollivudi siç e kemi njohur ne ka marrë fund”

Postuar në 26 Shtator, 2023 16:20

Regjisori Martin Scorsese thotë se industria e Hollivudit, siç e kemi njohur deri tani, ka marrë fund.

Filmi më i fundit i Scorsese, The Irishman, u shfaq për pak kohë në kinema, por u transmetua menjëherë më pas në Netflix, pasi ky i fundit bleu të drejtat e transmetimit. Në të njëjtën mënyrë do të funksionojë edhe për filmin e tij të ardhshëm me Leonardo DiCaprio dhe Lily Gladstone: fillimisht do të shfaqet në kinema e më pas në Apple TV më 20 tetor.

Zogjtë kthehen në të njëjtat vende

Postuar në 23 Shtator, 2023 17:01

 

Zbulohet një gjuhë e panjohur indoevropiane

Postuar në 22 Shtator, 2023 17:09

Gërmimet në Turqi kanë zbuluar prova të ekzistencës së një gjuhe indoevropiane të panjohur.

Gjuha e re u zbulua në sajtin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Boğazköy-Hattusha në Turqinë veri-qendrore. Kjo zonë ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Hitite, një nga fuqitë e mëdha të Azisë Perëndimore gjatë epokës së bronzit të vonë (1650-1200 pes).

Instituti Arkeologjik Gjerman po kryen gërmime aty prej një shekulli.

Skulptura e parë e një gruaje të mbuluar vendoset në Londër

Postuar në 22 Shtator, 2023 14:44

Një grua e mbuluar me hixhab është skulptura e parë e këtij lloji që pritet të zbulohet për publikun në tetor. “Forca e hixhabit” është dizajnuar nga skulptori Luke Perry dhe do të instalohet në Smethwick, Birmingham.

Skulptura është pesë metër e lartë dhe peshon rreth një ton.

Serbia Tjetër, ose Serbia e Pamundshme*

Postuar në 21 Shtator, 2023 17:40

 

Kush ishte Julius Robert Oppenheimer

Postuar në 16 Shtator, 2023 14:31

Julius Robert Oppenheimer ishte krejtësisht i huaj për Laboratorin Los Alamos kur mori drejtimin e Projektit Manhattan gjatë Luftës së Dytë Botërore. E megjithatë, ai e realizoi me sukses misionin që kulmoi me hedhjen e bombës atomike në Hiroshima të Japonisë.

Tre muaj pas sulmit atomik, ai u përpoq të bindte presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Harry Truman, se ishte e domosdoshme që armët bërthamore të ndaloheshin në nivel ndërkombëtar. Por ishte tepër vonë. Bomba ishte hedhur në Japoni dhe kishte filluar gara e armatimeve midis SHBA-së dhe BRSS.

Çfarë jemi Ne grekët?!

Postuar në 14 Shtator, 2023 12:20

 

Helene Glykatzi-Ahrweiler (29 gusht 1926), i ka kushtuar gjithë jetën e vet studimit të Bizantit. Në intervistën e mëposhtme me gazetarin grek Dhimosthenis Gaveas, ajo flet për vazhdimësinë historike greke dhe dialektikën mes impaktit politik të Bizantit e zhvillimit të identitetit neohelen. Ka qenë gruaja e parë dekane në Departamentin e Historisë së Universitetit të Sorbonës në vitin 1967 dhe gruaja e parë rektore e Universitetit të Sorbonës (1976) në historinë e tij 700 vjeçare. Më pas u bë, rektore e Universitetit të Europës.

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë