"Virusi Totozani” do hapet në administratë? Ksera prezanton një juriste nga PAK dhe bën thirrje të zbatohet ligji "1 në 25”

Postuar në 11 Janar, 2013 14:17

U desh nisma e Totozanit për të vendosur në postin e Komisionerit të Avokatit të Popullit, një person nga aftësia e kufizuar që të niset të përmendet ligji që detyron administratën shqiptare që 1 në 25 persona të jetë nga kategoria e njerëzve me aftësi të kufizuar. Televizioni Ora News raporton se Ministria e Punes, Cështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ka përgëzuar sot nismën e Avokatit të Popullit, për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, (njihen edhe me iniciale si kategoria PAK) duke bërë thirrje për zbatimin e këtij ligji në të gjitha institucionet.

Ngjashëm me Totozanin dy ditë më parë që doli në konferencë për shtyp me dy juristë të verbër kandidatë për Komisionerë, ministri Ksera ka dalë duke prezantuar Anisa Prodën, pjesë e sekretariatit teknik për personat me aftësi të kufizuar, e cila i përket vetë kësaj kategorie.  

Raporton Ora News: Sipas ligjit të punësimit të personave me aftësi të kufizuara, duhet të gjej zbatim në të gjitha institucionet publike ose private, pasi në rast të kundërt ky ligj parashikon pagesën e një shumë të caktuar në formën e rimbursimit, e cila do bëjë të mundur krijim e një fondi për këta persona. Edhe pse deri më tani ky ligj nuk është zbatuar, në të parashikohet që një në 25 persona të këtij grupi shoqëror të punësohen. A.N.

Comments

Submitted by JETONI (not verified) on

<p>NJE FLLAD I NGROTE PO FRYN&nbsp; NE DIMRIN E FTOHTE, POR QE DUHET TE VAZHDOJE E ME TEJ E TE NGROHI E ME SHUME PERSONA P A K...</p>

Submitted by Kukumjacka (not verified) on

<p>Kjo duhet te ish zbatuar me kohe! Ka 8 vjet qe Kryeministria e ka zbatuar e para ligjin dhe vete kryeministrin e ka me aftesi te kufizuar!&nbsp;</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Keto jane kopjime nga praktika te shteteve qe jane me te vertete demokratike: ne rrethanat e kushteve te barabarta ne punesimin e shumices se popullsise natyrisht qe behet e domosdoshme qe te kete kuota ose te behet diskriminim pozitiv&nbsp;per personat me aftesi te kufizuara. Ndersa ne Shqiperine e diteve te sotme realiteti eshte krejt ndryshe, kriteri kryesor i marrjes ne pune eshte perkatesia familjare ose politike. Pra nje personi me aftesi te kufizuara&nbsp;ka me teper shanse punesimi se nje person &#39;&#39;normal&#39;&#39; ne rast se eshte farefis me ndonje pushtetar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.