Tatimi progresiv, i Spiro Kolekës apo i Sali Berishës?

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 12:35

Në konferencën e sotme për shtyp, Berisha, ndër të tjera, tha se, idenë e tatimit progresiv, Rama e ka kopjuar nga Spiro Koleka. Por ka një problem me këtë deklaratë të Berishës – në kohën e Kolekës tatimi ishte i sheshtë, njësoj për të gjithë; quhej e ardhura e centralizuar e shtetit. Ndërsa kur erdhi Berisha për herë të parë në pushtet, firmosi një ligj që shenonte kalimin nga tatimi i sheshtë në tatimin progresiv. Në datën 14 korrik 1992, Presidenti Berisha firmosi ligjin 7585, sipas të cilit, tatimi mbi të ardhurat personale do te ishte progresiv, me shkallëzim 10%, 20% e 30%.
E.Zaloshnja

Teksti i ligjit 7585:

PER TATIMIN MBI TE ARDHURAT PERSONALE

Date 14.07.1992

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë
29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e
Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

Neni 1

Personat fizikë, vendas e të huaj, që realizojnë të ardhura
personale në territorin e Republikës së Shqipërisë, detyrohen të
paguajnë tatim.
Person fizik i huaj për efekt të pagimit të tatimit
konsiderohet personi që ushtron veprimtari ekonomiko-tregtare në
vazhdimësi në territorin e Republikës së Shqipërisë për një
periudhë mbi 183 ditë gjatë një viti tatimor.

Neni 2

Tatimi mbi të ardhurat personale vendoset mbi këto kategori
të ardhurash:

1. Të ardhurat nga pagat.

2. Të ardhurat nga shpërblimet që realizohen nga shërbimet
personale, që kryhen për llogari të të tretëve.

3. Të ardhurat nga e drejta e autorit dhe dividendët.

4. Të ardhurat nga llogaritë dhe konkurset parashikuese.

5. Të ardhurat e tjera që përcaktohen si të tatueshme nga
Ministria e Financave dhe e Ekonomisë.

Neni 3

Nga tatimi mbi të ardhurat personale përjashtohen :

1. Dhuratat dhe trashëgimitë

2. Të ardhurat që paguhen nga Instituti i Sigurimeve për
rastet e aksidenteve dhe të vdekjeve.

3. Të ardhurat nga Sigurimet Shoqërore për raportet e pa-
aftësisë së përkohëshme, të leje e barrëlindjeve dhe pensionet.

4. Bursat e nxënësve dhe studentëve.

5. Të ardhurat për mbulimin e shpenzimeve të transferimit
dhe për udhëtim e dieta si dhe shpenzimet për investime.

6. Të ardhurat që përfitohen nga përdorimi i fondit të
ndihmës sociale.

7. Të ardhurat nga interesat e depozitave të kursimit të
shtetasve.

8. Të ardhurat nga asistenca sociale.

9. Të ardhurat e tjera që përcaktohen si të patatueshme nga
Ministria e Financave dhe e Ekonomisë.

Neni 4

Nga tatimi mbi të ardhurat personale përjashtohen të ardhura
që rrjedhin nga pagat deri në 2500 lekë në muaj.

Neni 5

Të ardhurat nga pagat mbi 2500 lekë në muaj tatohen si
vijon:

1. Kur paga mujore është 2501-2500 lekë, shuma mbi 2500 lekë tatohet 10 %.

2. Kur paga mujore është 3001-3500 lekë, shuma nga 2501 deri në 3000 lekë tatohet 10 %, kurse shuma nga 3001 deri në 3500 lekë 20 %.

3. Kur paga mujore është 3501 lekë e lart, shuma 2501 deri 3000 lekë tatohet 10 %, kurse shuma nga 3001 deri 3500 lekë tatohet 20 % dhe shuma 3500 lekë e lart tatohet 30 %.

Neni 6

Të ardhurat që përfitohen sipas pikave 2, 4 dhe 5 të nenit 2
tatohen 20 %, ndërsa të ardhurat sipas pikës 3 tatohen 10 %.

Neni 7

Tatimi mbi të ardhurat personale për punonjësit në
marrëdhënie pune me shtetin ose me ndërmarrjet me pjesëmarrjen e
kapitalit të huaj llogaritet nga dega e financës për çdo muaj dhe
derdhet në buxhetin e shtetit në të njëjtën kohë me tërheqjen e
pagave.

Neni 8

Punëdhënësit privatë detyrohen të regjistrojnë pagat e të
punësuarve, të ndalin tatimin dhe ta derdhin atë në buxhetin e
shtetit në të njëjtën kohë me dhënien e pagave.

Neni 9

Banka detyrohet të vërtetojë, në momentin e tërheqjes së
pagave të punonjësve, ndalesat dhe derdhjet në buxhetin e shtetit
të tatimit mbi të ardhurat personale.

Neni 10

Të ardhurat personale që rrjedhin nga burimet e parashikuara
në pikat 2, 3, 4 dhe 5 të nenit 2 të këtij ligji, llogariten mbi
bazën e deklaratës personale.

Neni 11

Quhen shkelje të ligjit :

1. Fshehja dhe falsifikimi i të ardhurave personale.

2. Mosevidencimi i të ardhurave personale.

3. Moskryerja e ndalesave dhe e derdhjeve të tatimit mbi të
ardhurat personale.

4. Mosdhënia ose dhënia e deklaratës me vonesë.

Neni 12

Për shkeljet e parashikuara në nenin 11 të këtij ligji, kur
nuk përbëjnë vepër penale, merren këto masa:

1. Për rastet e parashikuara në pikën 1 të nenit 11 të këtij
ligji, personat fajtorë dënohen me gjobë në masën 5-fish të
shumës së tatimit të fshehur.

2. Për rastet e parashikuara në pikat 2, 3 dhe 4 të nenit 11
të këtij ligji, personat fajtorë dënohen me gjobë nga 1000 gjer
në 5000 lekë.

Neni 13

Të drejtën e gjobës e kanë inspektorët e tatimeve në komunë,
bashki e rrethe dhe punonjësit e Drejtorisë së tatimeve në Minis-
trinë e Financave dhe të Ekonomisë.
Kundër vendimit të dënimit me gjobë mund të bëhet ankim,
brenda 5 ditëve nga data e njoftimit, përkatësisht te kryetari i
zyrës së tatimeve e taksave në komunë e bashki, te kryetari i
degës së tatimeve e taksave në rreth dhe te drejtori i Drejtorisë
së tatimeve në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, akti i të
cilëve është i formës së prerë.

Neni 14

Ky ligj hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.

Tiranë, më 14.7.1992
Nr. i ligjit: 7585
Shpallur me dekretin nr.263, datë 20.7.1992 të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Sali Berisha.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

Ne megjithmen duam te informohemi po jo ne kete derexhe.

Submitted by Sajmir (not verified) on

sa i ftillum qeke ti anonim. e kuptoke ne ajer ate qe duan te thone te tjeret. a na e shpjegon dot se si dole tek ky perfundimi jot?????

Submitted by Caf Teli (not verified) on

kete Ligj nuk e ka bere  Sali Berisha por Qeveria Meksi,

qe eshte ajo qe e propozoi, sepse edhe sot pas 20 vitesh ,Saliu nuk ka haberin nga taksat jo me  atehere.

Ai e futi ne 2008 qe kur u pasuruan Argita, Zeni Sandri, Fevzua Zamiri dhe gjith Bankat, telekomunikacionet Petrolieret

te mos paguajne por te shperblejne familjen

Submitted by Caf Teli (not verified) on

Ja si shkruan Cuf Dabjoni tek Tema- on line

Ed !

Nuk je korrekt, sepse ai ligj eshte hartuar nga Qeveria Meksi dhe me modifikime ka vazhduar deri ne 2008, por nën një nivel te ardhurash nuk paguhej asnj♪7 tatim.

Por, kur Berisha per te ulur taksat e ortakeve te tij dhe te huajve qe e qerasin dhe sot e kesaj dite, futi te ashtuquajturen taks e rrafshet u be ky ndryshim qe ne kohe krize penelizoj konsumuin dhe falimentoi te varferit.. Per hire te se vertetes duhet te themi , se ai desh ta fuste kete dhe ne 1996, se e kishte degjuar nga propozimet e nje kandidati te djathte ne primariet amerikane te atij viti, i cili sidoqofte nuk tatonte ne kete mase (13%) edhe  te varferit , por Qeveria Meksi nuk e pranoi.

Pas 2008 fitimet e ndermarjeve te pasura u rriten me reth 200 milion euro, po keshtu  dhe familja me gjithe klientet e saj,ndersa qytetaret e varfere paguan kete barre.

Po vazhduam keshtu e hengrem ne 2013-ten.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.