Sipas Metës, që i referohet Ngjelës, aleanca e fundit u bë për të mbrojtur shqiptarët nga instalimi i një diktature!

Postuar në 06 Prill, 2013 08:55

Ilir Meta, ka marrë hua një frazë të Spartak Ngjelës për të shpjeguar para të vetëve lëvizjen e fundit.

“Nuk e kam fjalën për ndarjen e pushtetit ekzekutiv, por për ndarjen e pushteteve, të cilat kanë të bëjnë me kolonat e shtetit, sepse përqendrimi i pushteteve në dorën e një partie të vetme, natyrisht që nuk është e shëndetshme për demokracinë. Sigurisht që fajin gjithmonë e kanë sistemet dhe mua më vjen ndërmend një shprehje e avokat Spartak Ngjelës, i cili ka qenë në burgun e regjimit komunist për një kohë të gjatë, për arsye të bindjeve të tij politike dhe se ishte kundër diktaturës. Avokat Ngjela gjithmonë thotë: ‘Më jepni kompetenca, të bëhem diktator’”, ilustroi Meta, cituar nga Shqip.

Për të shpjeguar arsyen e aleancës 4 vjeçare me “dorën e vetme”, do duhet të presim sesi e shpjegon më parë zoti Ngjela, i i cili, i cituar nga Java, është shprehur “optimist për këtë bashkim” dhe ka konsideruar se “me pranimin e ftesës së PS, Meta ka shkallmuar zinxhirët e antidemokracisë.

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Fotodiçitura: "MASHTRUESIT E POPULLIT TE THJESHTE"

Submitted by Diferenca pa Moral (not verified) on

Perderisa me Berishen u nda me harmoni publike,

duket se e ka fjalen se erdhi tek PS qe Rama te mos kete mundesi ta behet diktator,

ose te ndjek ndonje kurs per monarkine kushtetuese britanike me Ngjelen!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.