Si duhen marrë akuzat e Berishës për “Hakmarrjen për Drejtësi”? Fantazi, apo ekzagjerime të qëllimshme?

Postuar në 23 Korrik, 2015 13:31

Sot në Parlament akuzat dhe insinuatat nuk kanë pushuar. Ndonëse përsëriten shpesh dhe në vazhdimësi, disa akuza, ngjajnë të jenë mesazhe diskredituese, shantazhuese, mesazhe presioni, apo edhe gjysmë informimi apo me natyrë diversive. Mirëpo këto dy vjet kemi parë që disa akuza, të pabesueshme në dukje, më vonë janë provuar. P.sh trafiku i drogës me avionë. Doli se kishte bazë. Sot ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndaluar për orë të tëra. Ndër të tjera bëri edhe këtë akuzë:

“A e dini ju se i tërë grupi i “Hakmarrjes për drejtësi” që ishte prapa uzinës së miellit të partisë në Xibrakë, i ka lidhjet tek Edi Rama. Po. Shko e shihni pak për me ndershmëri, cilat janë fondet që ka dorëzuar Marie Xhavara, në emër të Genti Xhixhës, në arkën e Partisë Socialiste, e ema e Genti Xhixhës. Po ore po! Punonjëse në bashki z. Majko, se më bën ti them të gjitha. Ajo ishte punonjëse besnike e Edi Ramës në bashki. Pyesni pak sa deputet tuajt kanë shkuar për të bërë pushime në Kubë. Pyesni pak, sa kryepolicë kanë udhëtuar në Kubë. Shko pyesni pak atë Çipën, se çfarë marrëdhëniesh ka me atë Xhixhën. E njeh apo se njeh!? I ka paguar ndonjë udhëtim apo jo!? Le të dalë dhe të thotë jo. Shko merrni tablatet e Edi Ramës se çfarë kërcënimesh të tmerrshme i ka bere “Hakmarrja për Drejtësi” kur ka lejuar asgjësimin e bazës në Elbasan, që e bënë Gjermanët dhe jo bëri Edi Rama. Shko merrni tabulatet. Pyeteni se çfarë i kanë thënë “Hakmarrja për Drejtësi “ Edi Ramës. Edi Rama ka pjesëtarët e familjes direkt!”. Si vallë mund të trajtohet një akuzë e tillë? Kryeministri deklaroi se mund të padisë për shpifje, por është shumë e paimagjinueshme që në një vend normal të fliten këto gjëra publikisht dhe asgjë të mos ndodhë.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/487200314774214:0
k.f

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.