Shulc e Meta flasin për krizën greke në Tiranë dhe përshëndesin arritjen e marrëveshjes…

Postuar në 13 Korrik, 2015 06:41

Atë që nuk e bëri kancelarja Merkel, e ezauroi si çështje kryeparlamentari I BE-së Martin Shulc, i cili në Tiranë në takimin me kreun e Kuvendit Meta foli gjerësisht për krizën greke. Në fakt, duke u nisur nga Mynihu, gjermani Shulc u lajmërua për arritjen e një marrëveshje të Eurozonës me Greqinë.

“Erdha sepse kjo është një zgjidhje jo vetëm për Greqinë dhe Bashkimin Europian, por edhe për Shqipërinë, që të mos tërhiqet nga tensioni në BE. E kam planifikuar vizitën në Shqipëri pesë, gjashtë a shtatë herë të tjera. Edhe sot në mëngjes, situata ishte delikate, por thashë se duhet të shkoj, ndryshe nuk do jem i besueshëm për shqiptarët,” tha Schulz.

Edhe Meta falenderoi për rolin që ka luajtur kreu i PE, në arritjen e një marrëveshje për krizën greke.

Meta tha se Europa del më e fortë nga arritja e kësaj marrëveshjeje, ndërkohë që fokusi shqiptar mbetet reforma në fushën e drejtësisë. Nga ana e tij, Shulc tha se nuk ka akoma një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.