Shtypi është thëthitur nga “sherri” mes Ramës e Cekajve; dhe hesht për takimin e çuditshëm në një bar të ministrit të Rendit

Postuar në 26 Prill, 2013 03:53

Të gjitha të përditshmet e sotme ishin marrë gjerë e gjatë me ngjarjen në Vienë, ku Rama është përplasur me fjalë (“dhe me kapje veshi”) me Egin Cekën, diplomat shqiptar në OSBE. Reporterët e kanë zhbiriluar mirë këtë ngjarje, kanë intervistuar një numër njerëzish dhe dëshmitarësh, e mbi të gjitha kanë publikuar një letër publike të Neritan Cekës, e disa intervista të dhëna nga i biri i këtij të fundit. Është trajtuar si ngjarja e shekullit, dhe të bëhet se ka pasur një strategji për ta trajtuar kështu. Dhe strategjia ka funksionuar.

Kjo ngjarje tanimë është zbardhur dhe ka dalë në shesh pa atë dramacitetin e pretenduar fillimisht, e në këto rrethana të vjen çudi që ndonjë ngjarje tjetër dramatikisht e rëndë, siç është ajo e ministrit e zv.ministrit të Rendit që ulen e bisedojnë më nge në lokalet e Tiranës me shoferin e njeriut të dyshuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, është fshehur në faqet e brendshme të të gjitha gazetave.

 

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

<p>Po Berisha ja njeh trurin ketij mileti dhe kesaj klase gazetaresh qe kemi.</p><p>Ai pikerisht per kete arsye e coi Egin te provokonte Ramen. &nbsp;I tha <em>&quot;Cfaredo qe te te thote apo te te preki Rama, ti do qash me te madhe sikur te sulmoi me kick-box. He me te lumte trimi i xha Salehut !&quot;.&nbsp;</em></p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ky eshte turp per cekajt. Po ç&#39;te presesh nga nipi i Hasan Cekes?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.