Pushohen hetimet për ish-drejtorin e Interpol Tirana. Akuzohej se nuk kishte informuar Ministrinë e Drejtësisë për kërkesë ekstradimin e palës belge për Mark Frrokun

Postuar në 22 Korrik, 2015 07:41

Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj ish-shefit të Interpol Tirana, Artan Bajraktari. I akuzuar se mbajti të fshehtë, ose nuk përcolli drejt Ministrisë së Drejtësisë, kërkesën e palës belge, për ekstradimin e deputetit Mark Frroku, Bajraktari u shkarkua në mars të vitit 2015 dhe madje u arrestua. Mirëpo prokuroria sot arsyeton se vërtet Bajraktari e ka shkelur afatin ligjor të përcjelljes së kërkesës, por kjo sipas saj, ka ardhur për shkak të nevojës së saktësimit të disa të dhënave, përcjellë në rrugë elektronike nga Interpoli me qendër në Lion. Rrjedhimisht, prokuroria konsideron se kemi të bëjmë me shkelje administrative. Vendimi në fjalë lë të pasqaruar deklaratën e Bajraktarit asokohe, se kishte njoftuar me e-mail drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi. Ky i fundit e mohoi një gjë të tillë, por disa ditë më vonë dha dorëheqjen. Edhe pse Bajraktari nuk ka informuar Ministrinë e Drejtësisë, ai ka informuar eprorët, fakt që në momentin e bërë publik, e ka nxjerrë jashtë radhëve të policisë.
k.f

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.