Peter Lucas këshillon Ramën kryeministër: Mbyllni kazinotë dhe zbrisni nga Mercedesët e shtrenjtë

Postuar në 04 Korrik, 2013 08:40

Amerikani me origjinë shqiptare, gazetari dhe njohës i Shqipërisë, Peter Lucas ka dhënë një intervistë në DITA, dhe pyetjes se çfarë këshille do donit t’i jepnit Edi Ramës kryeministër, i përgjigjet në mënyrë “të lehtë”:

“Duke njohur nga afër Shqipërinë, unë mendoj se gjëja e parë që Rama duhet të bëjë është të mbyllë të gjitha kazinotë dhe lokalet e lojërave të fatit që tashmë ekzistojnë në të gjitha lagjet, duke gllabëruar edhe lekun e fundit nga njerëz të cilët mezi mund të përballojnë jetën për të ushqyer familjet e tyre. Rama duhet të bëjë me kazinotë atë që bëri ndaj kioskave të shëmtuara duke rivendosur dinjitetin për kryeqytetin. Rama duhet t’ua lërë kumarin kumarxhinjve, e jo njerëzve të thjeshtë. Kazinotë janë për turistët, njerëzit kanë nevojë për punë, jo për ruleta. Gjëja e dytë që ai duhet të bëjë është të zhveshë të gjithë politikanët nga makinat e tyre në pronësi të shtetit dhe t’i bëjë ata të ecin në këmbë për të shkuar në punë, apo të marrin autobusin, ashtu siç bëjnë njerëzit e zakonshëm. Ajo çfarë Tirana nuk ka nevojë janë që anëtarët e parlamentit, si një shtresë elitiste, kapardisen me pozitat e tyre duke u vërdallosur nëpër Tiranë me Mercedesa të shtrenjtë, me shoferë dhe të kompletuar me truproja, sikur të ishte autokolona e Obamës.” Re.Pu.

Intervista e plotë e Lucas-it gjendet në linkun http://gazetadita.al/04-korrik-2013/

Comments

Submitted by Sa deputete jet... (not verified) on

Lukas prek ne thember te politikes shqiptare, pavarsisht krahut e ngjyres.

Tere sa behen deputete, nese nuk jane prej Tirane, sigurisht qe se shpejti vijne ne Tirane!

Marrin kredi afatgjate, te ulet, u jepet shtepi, rregullojne familjet e te afermit ne punera te mira,

madje marrin me vehte edhe vjehrrat, shoferet e trup-ruajtesit e tyre! Njelloj sikur shkojne te emeruar

ne ndonje ambasade diku jashte shtetit!

Submitted by Tiku (not verified) on

z. Lukas me sa duket nuk e di se makinat me te cilat levizin politikanet (pervec ministrave) jane makina private te tyre dhe jo te shtetit. Pyetja duhet shtruar si i perballojne keto shpenzime!

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

O Tiku pse ja mbyt kot o derezi. U cmend Berisha te blej Benz 500 mij euro me parat e veta, kur mund ta blej me parat tona?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.