PD tenton të "protestojë te shtëpia e Linda Bashës" por militantët dëbohen nga banorët dhe pronari real

Postuar në 11 Janar, 2013 07:19

Një grup i vogël personash kanë mbërritur sot përpara godinës së denoncuar nga Partia Demokratike e Berishës si "pronë e Linda Bashës", bashkëshorte e Edi Ramës. Faqja online së përditshmes DITA raporton se rreth 10-12 persona militantë të PD, mes së cilëve spikasnin disa punonjës të Bashkisë së Tiranës tentuan të lexonin një deklaratë të parapërgatitur para disa kamerave, por në ato momente kanë reaguar fqinjë dhe banorë (eshte zone autoktone  lagje tiranase) të cilët kanë nderhyre duke debuar personat ne fjale.

Mediat e pranishme citojnë banorin Hasan Basha, pronari i banesës: “Jam pronari i kësaj toke dhe kësaj banese. E kemi marrë në bazë të legjislacionit në fuqi dhe me të gjitha dokumentet përkatëse. Në 2006 se bashku me djalin e vëllait tim kemi marrë lejen e në këto vite kemi ndërtuar këtë banesë. Disponoj të gjitha dokumentet ligjore që e vërtetojnë këtë dhe ju si pjesëtarë të mediave mund edhe të pyesni banorët e lagjes për këtë. Linda Basha është mbesa ime, por kjo pronë është prona ime dhe e nipit tim. Linda Basha nuk ka asnjë lidhje me këtë pronë.”

Ajo çka bie në sy nga filmimet është se banesa së cilës Partia Demokratike i referohet si "pallat luksoz gjashtëkatësh", është një banesë tiranase me tre kate dhe një papafingo, e ngritur në truallin e familjes Basha, aty ku dikur gjendej shtëpia e gjyshit të Linda Ramës – raporton DITA. (Re.Pu)

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Plehrat qe dergon  Saliu bejne keto felliqsira te ndyra per te mbuluar pasurine e femijeve te tij dhe skandalet qe kane dale me ta. Po sa mire qe gjeten njerez guximtare dhe te drejte perballe.

Submitted by dritan (not verified) on

Pronari me letra eshte vellai i Linda Bashes dmth kunati i shokut xhemal. Leja eshte dhene ne kundershtim me te gjitha ligjet e urbanistikes dhe kete e kupton edhe dikush qe nuk e ka haberin nga kjo gje mjafton te shohesh lartesite dhe distancat nga ndertesat e vjetra. Vendi ku ngrihet pallati i larte sa nje 5 katesh ka qene shesh mes pallateve ku luanin femijet dhe dhenia e lejes bie ndesh me nenin 62 te ligjit te urbanistikes . Leja e shfrytezimit eshte dhene ditet e fundit kur Rama ishte duke ngritur plackat nga bashkia.

Banoret sipas ketij gazetarit duhet te jene shume te lumtur qe kane ne mes te kompleksit te tyre nje pallat qe u ze diellin dhe u zbukuron pamjen e lagjes. Duhet te jene gjithashtu po kaq te lumtur qe femijet e tyre nuk kane ku te luajne dhe po kaq te revoltuar qe dikush ngre zerin per kete privilegj qe u ka rezervuar nusja , vjehrri dhe kunati i kryetarit.

Submitted by Anonim (not verified) on

"Protesta" tregon se PD po fillon trazirat. Kriminelet e saj, pa dini se po pergatisin dite te zeza per te ardhmen. E keqja e ketij kombi qendron te SB dhe IM Kokemadhi.

Submitted by f d (not verified) on

Pse gazetaret pothuajse gjithmone kane deshire ta lene ne mjergull lexuesin me deklaratat politike dhe nuk bejne verifikime e raportime sipas ivestigimeve te tyre ?!

Pushteti i gazetareve nuk eshte armate vetem me 'opinionista' e 'mikrofonmbajtesa' !

Behuni esell e mos thithni me 'droge' e cmjergulloheni kete vend te zymte !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.