Paralele historike të vizitave të sekretarëve të shtetit amerikan në Shqipëri

Postuar në 01 Nëntor, 2012 05:07

Shqipërinë e kanë vizituar katër sekretarë shteti amerikanë: James Baker në vitin 1991, Madlaine Albright në vitin 2000, Collin Powell në vitin 2003 dhe Hillary Clinton sot. Nga pikpamja protokollare, ka ngjasim vetëm mes vizitës së parë dhe kësaj të fundit. James Baker, pasi bëri adetet zyrtare (takim me presidentin, kryeministrin, fjalim në Kuvend), pati një takim të veçantë me udhëheqësit e opozitës në Hotel Dajti, më lluksozi i asaj kohe në Tiranë. Ndërsa sot Hillary Clinton, pas adeteve zyrtare (takim me presidentin, kryeministrin, fjalim në Kuvend), do të ketë një takim të veçantë me udhëheqësin e opozitës në Hotel Sheraton, më lluksozi aktualisht në Tiranë. Ndërsa Madlaine Albright dhe Collin Powell nuk patën takime të veçanta me udhëheqësin e opozitës së asaj kohe…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Faruku (not verified) on

E ke gjet o Zaloshnja, qellimi i vetem i ardhjes se Clinton-it ne shqiperi ishte te takonte Edi Ramen per ti dhene nje mesazh sekret te rendesishem. Te gjitha te tjerat pastaj jane adete, i ka bere nga halli.

Kur erdhi Baker ne shqiperi gjera e pare qe beri ishte takimi i komuniteteve fetare dhe mbajtja e nje fjalimi para nje turme 100 mije veteshe. Ketu spo e gjej dot analogjine me Clinton-in.

Submitted by albani (not verified) on

O Faruk, fjala "e ngjashme" nuk eshte e barazvlefshme me fjalen "identike". zaloshnja ketu me duket se e ka fjalen per ngjashmerine pas adeteve zyrtare dhe jo para tyre...

Submitted by teni (not verified) on

ne asnje vend tjeter gjate ketij turi clinton nuk takoi lideret e opozites. vetem ne shqiperi. ah po edhe ne mianman para ca kohesh,

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.