Një dhuratë e papritur për Obamën…nga një republikan i rëndësishëm

Postuar në 01 Nëntor, 2012 04:31

Guvernatori republikan i New Jersey-t, Chris Christie, mbajti fjalimin kryesor në Konventën Republikane, në të cilën Mitt Romney u nominua si kandidati zyrtar i partisë në garën presidenciale. Që prej atij fjalimi, Guvernatori Christie ka qenë një nga zërat kryesorë të fushatës së Romney-t. Por ditët e fundit, ai nuk ka pushuar së lavdëruari publikisht Obamën, kundërshtarin e republikanit Romney.  Arsyeja? Ndihma e madhe që po i jep administrata Obama New Jersey-t për të përballur katastrofën që shkaktoi  uragani i të hënës në këtë shtet. Sipas Christie-t, ndihma që po i jep qeveria federale New Jersey-t demonstron se shteti i madh i duhet qytetarëve të thjeshtë pikërisht në raste të tilla nevoje. Republikanët tradicionalisht janë për një shtet të vogël, duke kërkuar që t’i lënë më shumë përgjegjësi individëve të kujdesen për veten.

Sipas gazetës New York Times, uragani e dëmtoi në një farë mase grafikun e metingjeve të Obamës në javën e fundit para zgjedhjeve, por nga ana tjetër, publiciteti pozitiv që po i bën kundërshtari Chris Christie ndoshta do t’i shtojë më shumë pikë se sa metingjet e anulluara…

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.