Ku humbet dhe ku fiton Berisha

Postuar në 01 Nëntor, 2012 06:45

Me këtë titull të madh në ballinë e ka bërë debutimin e saj gazeta më e re në tregun shqiptar – gazeta “Dita”. Në brendësi, Dita ka botuar një analizë të gjatë të Eduard Zaloshnjës rreth shpërdarjes gjeografike të votës në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri. Nga kjo analizë autori arrin në përfundimin se koalicioni i udhëhequr nga Berisha ka patur epërsi në zonat rurale në përgjithësi dhe në qarqet veriorë në veçanti. Sa më në jug të zbritet, thekson ai, aq më shumë kjo epërsi zvogëlohet dhe, në qarkun e Tiranës, ka patur pothuaj një barazim mes dy koalicioneve.  Ndërsa, duke filluar nga qarku i Elabasanit e poshtë, ka patur një epërsi gjithnjë në rritje të koalicionit të udhëhequr nga Rama, sidomos në drejtimin jug-perëndim.

Shkruan Zaloshnja: “Por sidoqoftë, për koalicionin e udhëhequr nga Rama ka një lajm të mirë në prag të zgjedhjeve të 2013-ës. Aktualisht, dominanca e dikurshme e PD-së në njësitë vendore veriore është thyer. Në shumë komuna e qyteza të vogla veri-perëndimore, por edhe disa veri-lindore ka sot drejtues të zgjedhur me votat e koalicionit të udhëhequr nga Rama. Dhe kjo mund të përkthehet në një rezultat më të mirë për koalicionin Rama në zgjedhjet e 2013-ës”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp; SRB-i fiton ne zona, qe nga pikepamja sociale jane te majta. Te varferit per nje thes miell i japin atij voten. Ne zonat qytetese, te cilat kane nje kulture me te larte, fiton PS. Kjo do analizuar.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.