Jep dorëheqjen kryeredaktori i Zërit, Astrit Gashi; po kështu dhe zëvendësi i tij, Adrian Çollaku

Postuar në 04 Korrik, 2013 10:17

Gazeta Zëri, njëra nga më të rëndësishmet e Kosovës, nuk do të jetë siç ka qenë deri më sot. Arsyeja është e thjeshtë: kanë dhënë dorëheqjen dy drejtuesit e saj, kryeredaktori Astrit Gashi dhe zëvendësi i tij, Adrian Çollaku. Nuk dihet motivi i dorëheqjes, ashtu si nuk dihet ende pse kanë dhënë dorëheqjen që të dy njëherësh.

Lajmin e ka dhënë vetë Gashi në profilin e tij në facebook, ku ka shkruar shkurt e me kujdesin për t’mos inkurajuar interpretime të kësaj dorëheqje. “Prej së dielës kam dhënë dorëheqje nga Zëri. Tash po pushoj. Faleminderit atyre që na mbështetën”, ka shkruar ai. Ndërkohë, vetë gazeta Zëri online - kjo është pak e çuditshme - nuk informon lidhur me këtë gjë. Eshtë gazeta Express që e jep lajmin.

Në ditët në vijim do të merret vesh diçka më shumë.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.