Ja një rast si lind një konflikt pronësie me shkaktar... një falsifikator në zyrat e shtetit

Postuar në 11 Janar, 2013 09:41

Kontrolli i Lartë i Shtetit, kohët e fundit ka qenë goxha prezent në komunikimet me media. Më saktë, në përpjekjet për komunikim me mediat, sepse shpesh njoftimet e këtij institucioni shumë të rëndësishëm nuk merren në konsideratë  nga redaksitë. Por nëse thellohesh në to, ka histori abuzimesh me pushtetin që janë shumë më tepër të rëndësishme për qytetarët se ato që mbushin shpesh kronikat mediatike. Ja çfarë shkruhet psh në një njoftim të mbërritur sot në redaksitë e mediave nga zyra e shtypit e KLSH:

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ndërmarrë verifikimin e një pjese të materialeve të mëparshme të kontrollit të ushtruara nga ky institucion, në respekt dhe të ankesave të qytetarëve, nga ku kanë rezultuar shkelje ligjore të kryera nga disa prej ish- punonjësve të KLSH. Me konstatimin e këtyre shkeljeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dy kallëzime penale për dy prej ish-kontrollorëve të këtij institucioni, dhe konkretisht ndaj personave F.D dhe J.P, me akuzën e “Fallsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga nenin 186 dhe 248 i Kodit Penal. Në lidhje me kallëzimin penal ndaj ish-kontrollorit F.D, KLSH sqaron se ky person në kundërshtim të plotë me Rregulloren dhe Kodin Etik të KLSH-së, ka mbajtur më datë 16.6.2009 aktverifikimin në ish-Zyrën Rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave - Qarku Durrës, në mënyrë të parregullt, duke nënshkruar e firmosur në emrin e njërit prej kolegëve të tij i cili nuk ka qenë në grupin e punës dhe nuk ka marrë pjesë në kontrollin e mësipërm. Si rrjedhojë e këtij falsifikimi, janë nxjerrë tre shkresa me objekt: “Për kompetencë e veprim” drejtuar AKKP-së, Bashkisë Durrës dhe ZRPP - Durrës, në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 7698, datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” dhe Ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, veprime këto që kanë sjellë si pasojë bllokimin në mënyrë të kundërligjshme të së drejtës së posedimit të pronës së një subjekti privat, për një periudhë disa vjeçare....” A.N.

Comments

Submitted by Fatmir Libohova (not verified) on

Mendoj se KLSH ben mire qe verifion punen e ish-ounonjesvetevet. prej vitesh ka qene konsideruar nje grup gjobevenesish qe gjenin menaxhere shteterore ne abuzim apo shkelje ligjesh e procedurash dhe u thonin:"Hudh ketu te ky xhepi ca pare, se ta mbyllim ne". Dhe institucioni ne njoftimet e veta per shtyp i ngjante nje OJF-je, kaq referime per deme hipotetike kishte.

Te dergosh personat pergjegjes ne prokurori per paudhesite qe i kane bere arkes se shtetit eshte pune e veshtire. Por kur ky institucion nuk fal as te vetet, je i prirur te besosh se dicka e mire dhe shtetformuese me se fundi po ndodh edhe tek ne. Te pakten, kallzimet ne prokurori nuk jane si qarje OJF-esh. Pastaj duhet qe prokuroret te mos bejne gjobvenesit, por kjo eshte nje çeshtje tjeter.

Submitted by a.b's (not verified) on

Une e njoh disi nga afer KLSH dhe njerezit qe punojne aty. Denoncimi i dy inspektoreve eshte nje tallje b... me njerezit. Ai eshte nje institucion i kalbur teresisht, pothuaj te gjithe inspektoret , kryeinspektoret dhe drejtoret.

- Pazaret jane te tille: qe ceshtja te mbyllet duhet te paguhet nendore 10% e demit ekonomik qe eshte bere. Kjo shume ndahet ne 60% kryetari dhe 40% te tjeret me poshte. Ne rast se kjo shume nuk i paguhet KLSH-isteve nendore subjektet kercenohen qe ceshtja do shkoje ne prokurori dhe qe shuma qe u paguhet prokuroreve eshte edhe me e madhe se 10%.

- Para disa vitesh ishte mundesia qe te filloja pune ne KLSH. Kur pyeta nje person qe punonte atje se sa ishin rrogat, ai mu pergjigj "te gjithe qe punojne ne KLSH, kane te pakten dy shtepi". Nuk e mora vesh se sa ishin rrogat, por me vone e mesova qe inspektoret e nivelit te ulet merrin rreth 45'000 lek/muaj net.

- Duhet te dini qe ne KLSH punojne edhe persona me shkolle te mesme.

ps: Personalisht mendoj qe ata inspektoret do dalin pa u lagur nga kjo ceshtje.

Submitted by drejtesievonuar... (not verified) on

Keto qe shkruan abc jane me teper mllefe dhe shpifje se sa konstatim. Patjeter qe duhet filluar nga diku dhe per hir te se vertetes ka pak kohe qe KLSH-se i eshte rikthyer autoriteti

Submitted by a.b's (not verified) on

Sinqerisht nuk kam asnje mllef personal, me dike ne KLSH. Por ate institucion e njoh nga brenda. Nuk kam asnje arsye te shpif. Keto qe shkruaj me lart mund te t'i konfirmojne edhe te tjere qe kane punuar apo vazhdojne te punojne atje. Keshtu qe perpara se te me etiketosh si shpifes apo njeri me mllefe, me pare perpiqu te verifikosh ato qe te them. Sigurisht qe duhet filluar nga diku, por nuk mendoj qe e keqja e KLSH ishin ata dy inspektoret. Nese nuk e kam gabim, po mbusht gati nje vit nga ardhja ne detyre e kryetarit te ri (ish doganierit te vlores dhe ish ministrit te kultures). Meqe une kam mllef dhe shpif, te lutem a mund te me thuash sa persona jane cuar ne prokurori per shkelje gjate kesaj periudhe??? Sa per informacion, vleresimi i thjeshte i punes dhe rezultateve te cdo drejtorie te KLSH behet duke u bazuar ne treguesin e denoncimeve ne prokurori per shkeljet e konstatuara.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.