Ja një model i policisë së Berishës: Quhet Mërgim Hoxha

Postuar në 17 Qershor, 2013 13:19

Ka shumë mënyra për ta ilustruar idenë se në çfarë shteti jetojmë, por është një ngjarje e freskët, e sotmja, që e ilustron më së miri. Drejtuesi i Akademisë së Rendit, me emrin Mërgim Hoxha, ka bërë një shënim në profilin e tij në facebook. Vëreni shënimin:

Edi Rama ka kryer një krim në Amerikë duke manipuluar dhe paguar $80,000 ilegalisht për të bërë një foto me Obamën. Ku i mori paratë Edi Rama? Ju që morët lejet e pallateve, e dini. I kam kërkuar Kongresit Amerikan të hapin një çështje penale kundër këtij krimi. Kongresmeni amerikan ka paditur Ramën për thyerjen e ligjit në Amerikë dhe për pastrim parash. Po si kujton ky mashtrues se do t’i manipulojë zgjedhjet me një foto”.

Dhe poshtë statusit, është një togfjalësh përmbyllës: “Hajde Rama mashtruesi, hajde”.

Mund të gjejë mbrojtje dhe siguri tek ky polic, apo tek kjo polci, një shqiptar që voton për opozitën? Ose për të qenë më të lidhur me situatën konkrete: Çfarë policësh mund të dalin nga dyert e Shkollës së Formimit të Policëve?

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Hajde &quot;punto nero&quot; dhe &quot;onde con mare&quot; hajde.</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

Shqiperia ka nevoje per police te tille te shquar, ndonese injorante! Ne rast se do isha E. Rama kjo lloj deklarate do te sillte ligjerisht shkarkimin e ketij palo te mencuri nga detyra. Ky polic jo vetem nuk kupton ligjet e shtetit te vet dhe detyrimet qe vijne me detyren qe mban, por ngaterron te verteten me thashethemet qe jane krijuar nga rradhet e shtyp-shkruesve te PDse. ai po ashtu kalon kompetencat ligjore duke iu drejtuar zyrtarisht nje kongresisti amerikan, nderkohe qe kongresisti nuk ka asnje fuqi ekzekutive!!? Ky injorant vijon me tej me se ka kerkuar hapjen e nje ceshtje penale. A mos valle ky mendon se Amerika eshte nje lagje e Macukullit apo Vicidolit, ku mjafton te flase bajraktari i kuq e burra bahet!

Sa per dijeni te lexuesve tuaj, jane me qindra shqiptare qe kane bere foto me kongresiste, senatore dhe presidente te Amerikes. Shumica e tyre jane mirembajtes pallatesh, bojaxhi, ndertues, punonjes restorantesh, intellektuale, etj te cilet kane mbeshtetur kandidatin presidencial te radhes ne nje takim ku ne fund te te cilit behen me qindra foto te kandidatit me mbeshtetesit. E natyrshme. Edhe une kam disa foto te bera me tre presidentet e fundit, zv. Biden, disa senatore etj. Por nuk kam paguar asnje qindarke per ato dhe nuk i ve ne asnje mur te shtepise se nuk me rrisin vleren si njeri.

Ne fund per kryeakademikun e police do te thoja se ne rast se Rama me te vertet i ka paguar Obames 80.000 dollare, ateher ne baze te ligjeve te Amerikes eshte Obama ai qe del para gjyqit dhe jo E. Rama. por duke qene injorant kaq di kryepolici dhe kaq thote. Kete lloj shqetesimi, si ate te veshit, duhet ta percjelle ne Ambasaden Amerikane ne Tirane, te cilet e kane per detyre ta transmetojne ne Washington, ku sigurisht vepron nje administrate teknokratesh dhe jo b...lepiresish si ne Tirane.

Submitted by XY (not verified) on

<p>Po pse ke ndonje iluzion se do ta mbaje Edi Rama ne pune kete pyken? Edhe ai vete e di qe do shkarkohet qe diiten e pare, por po luan me &quot;qarin&quot;. Po i ben yzmetin opsionit &quot;sikur te fitoje Berisha&quot;.</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>idjot polic,te rrjedh mendja se presidenti i Amerikes shkemben doren dhe foton per nje tufe $ cash.Ne fakt mashtron Rama per ate punen e shpellarit,se ne te vertete e ka thene per ndonje si puna jote.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.