IPR Marketing: Koalicioni i majtë shton një mandat në Elbasan; në rang kombëtar, koalicioni i djathtë bie në 45% “falë” FRD-së

Postuar në 17 Qershor, 2013 15:19

Kompania italiane IPR Marketing prezantoi sot në televizionin Ora News sondazhet e fundit parazgjedhore; një në rang kombëtar dhe një për qarkun Elbasan. Në këtë qark, sipas sondazhit, koalicioni i majtë merr një mandat më tepër se në vitin 2009 – nga 7 në 8. Sipas sondazhit, bashkimi i PS-së me LSI-së është faktori kryesor për prodhimin e një mandati shtesë, sepse LSI merr 1 mandat me 5.5% të votave të qarkut, duke e çuar koalicionin në 52%. Ndërsa ndarja e FRD-së nga PD-ja duket se e ka pakësuar kuotën e koalicionit të djathë (në krahasim me 2009-ën) me 2%, duke e zbritur në 45%.

Në rang kombëtar, sondazhi tregon një epërsi 51%-45% të koalicionit të majtë. Rënia e koalicionit të djathtë nga 48.6% që kishte në 2009-ën, në 45% sot, shpiegohet kryesisht me rrjedhjen e votës drejt FRD-së, e cila është në kuotën 2.5%
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Nje gje nuk e kuptoj une me keto hamendesime: me c&#39;formule e keni nxjerre ju kete qe te gjitha votat e FRD jane nga e djathta? Ja po ju sjell une nje kundershembull: une jam&nbsp;ne anetaresine e PS qe ne vitin 2000,&nbsp;dhe do votoj FRD, po votova...&nbsp;</p>

Submitted by anti-bathoristi (not verified) on

<p>fjala &quot;kryesisht&quot; nuk eshte e barabrte me fjalen &quot;te gjitha&quot;, or bard filozofi. fjala kryesisht perjashton ca tipa te vecante si ti, qe jane anetare te PS qe ne vitin 2000 dhe do te votojne tani per FRD-ne... a nuk e sheh dot arithmetiken e sondazhit te IPR Marketing? E djathta kishte 47% ne Elbasan? Minus 2% te FRD-se, ka zbrit ne 45%...</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Qenke shume i irrituar, pi nje çaj kamomil e fillo te besosh qe me 23 Qershor do te fitoni, me ne fund, sado te veshtire ta keni per ta besuar qe po e mundni Salen, pas gjithe atyre humbjeve qe keni pesuar. Te besosh qe mund te fitosh eshte gjysma e punes , se thone qe ndjell mire...</p>

Submitted by Muci (not verified) on

<p>Normal qe do votosh FRD, kunder Saliut eshte FRD dhe per me teper dihet qe koalicion me PS do beje pas zgjedhjeve po ju dha mundesia.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.