Hillary Clinton lë Tiranën. "Të shpresojmë që nuk do nisin analizat me gjysma fjalish" - thotë Zeneli

Postuar në 01 Nëntor, 2012 07:45

Sekretarja amerikane e shtetit ka përfunduar vizitën disa-orëshe në Tiranë. Nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kërkoi që zgjedhjet e vitit 2013 të jenë të hapura dhe të balancuara, me qëllim që populli të krijojë besim te liderët, si dhe Bashkimi Europian të marrë një mesazh të fortë.  “Unë e di sa të vështira janë zgjedhjet politike dhe vota politike. I bëj thirrje drejtuesve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve që të punojnë për të krijuar zgjedhje të suksesshme”, u shpreh Clinton.

Raporton TCH: Sekretarja amerikane theksoi se në konsolidimin e demokracisë, nuk duhen vetëm zgjedhje të suksesshme, por edhe institucione të forta dhe të paanshme.

Clinton, në fjalën e saj para Kuvendit, theksoi se një problem i madh në shumë vende demokratike është korrupsioni, që tërheq burimet materiale dhe ndëshkon popujt që mundohen të përmirësojnë jetën e tyre.

Gazetarët në terren flasin se Clinton ka qendruar ne Pallatin e Brigadave, vetem aq kohe sa iu desh te merrte dekoraten, te cilen me heret e ka marre edhe bashkeshorti i saj.

Në parlament ndodheshin veç deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë, edhe të ftuar të tjerë nga politika dhe institucionet. Një nga dy listat e te ftuarve, ishte hartuar nga vete Ambasada Amerikane, e cila kishte paracaktuar edhe vendet e të ftuarve ne llozhat e Kuvendit.

Priten tani deklaratat dhe interpretimet e mesazheve të sekretares amerikane të shtetit. "Të shpresojmë që nuk do fillojmë t'i intepretojmë fjalitë e saj vetëm në gjysmat që u interesojnë palëve politike - u shpreh në studion e TCH, Bashkim Zeneli, ish-ambasadori shqiptar në Gjermani dhe Greqi A.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ore njerez...Pers e ulim veten kaq shume ne shqipot...Valle nje grua amerikane duhet te na thote se se duhet te krijojme shtet sic duhet???</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Erdhi Hillari dhe iu servilosen keta politikanet tane, beri nje fjalim te bukur dhe &quot;shpresedhenes&quot; per popullin tone, u duartrokit nga mafiozet qe kemi ne parlament, mori dekoraten dhe iku ne pune te vet. Tashme te gjithe jemi &nbsp;me te lumtur, sidomos te perndjekurit qe u kapen e u rrahen nga policia deri sa te ikte zonja Hillari. Nderkohe qe ajo fliste per liri e te drejta me Sali Berishen kryeminister dhe me kete polici bandite qe ka krijuar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.