Hashashi po goditet kudo. Si shpjegohet që njëherësh po mbillet kudo? Ndoshta e ka fajin çmimi i dhjetëfishuar…

Postuar në 27 Korrik, 2015 10:24

Edhe pse tashmë është konfirmuar vullneti publik dhe konkret i policisë për të luftuar seriozisht kultivimin dhe trafikimin e hashashit, nuk kanë të sosur parcelat me bimën e ndaluar që kapen në zona të thella, në rajone të ndryshme të vendit. Si shpjegohet kjo këmbëngulje e njerëzve për të mbjellë kanabisin? Padyshim një element me joshje të padiskutueshme është çmimi i shumëfishuar i kiles së hashashit, që i ka kaluar 2000-2500 eurot në tregun e brendshëm, dhe kërkesa e sigurtë qoftë dhe për konsum vendor. Në prag të aksionit të Lazaratit qershorin e vitit të shkuar, çmimi ishte 200-300 euro kilogrami. Por a ja vlen mundimi duke ditur se policia ka shumë më tepër gjasa ta gjejë parcelën e fshehtë?

Mesa duket po, mjafton që të mos kapesh. Por njëherësh ky fenomen tradhton edhe dëshpërimin e njerëzve për shkak të situatës ekonomike. Dhe nga ana tjetër, lë dyshime edhe për diçka: Megjithëse aksionet policore dëshmojnë për mijëra rrënjë të djegura, diku, disa sasira nuk preken ose “i shpëtojnë syrit të ligjit” për t’u shitur shtrenjtë. Së fundi, antidroga e Tiranës ka nisur një aksion në lokalet më të frekuentuara të kryeqytetit, për të parandaluar shitjen e lëndëve narkotike për të rinj.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.